Bing ngadalë po e pushton tregun

bingSipas të dhënave të kompanisë StatCounter, makina e kërkimit Bing e Microsoftit gjatë muajit qershor ka arritur të rris pjesëmarrjen e vet në treg nga 7.81 % në 8.23 %.

Në ditët e para të paraqitjes rritja ka qenë edhe dukshëm më e madhe, mirëpo pasi që situata është stabilizuar të dhënat e kompanisë StatCounter tregojnë se Bing gjatë qershorit ka bërë për vete 8.23% të tregut amerikan të makinave të kërkimit, për dallim me 7.81% në maj dhe 7.21% në prill.

Konkurrenti kryesor Google në të njëjtën kohë ka zvogëluar pjesëmarrjen e vet, nga 78.72% në maj, në 78.48% në qershor, derisa Yahoo ka arritur në mënyrë shumë minimale pjesëmarrjen, nga 10.99 në 11.04%.

Përfaqësuesit e StatCounter theksojnë se edhe pse Bing ka bërë për vete një pjesë relativisht të vogël në treg, me rëndësi është trendi i cili pas një kohe të gjatë është pozitiv për Microsoftin.

Lini një koment