Reshat Arbana – Mëkatari

28 Maj, 2009

Një ese e recituar nga Artisti i Popullit, Reshat Arbana.


Zemrat e vdekura

26 Maj, 2009

Thelbi i fesë sonë është t’i kryejmë urdhrat që Allahu na ka obliguar t’i kryejmë.

heart

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Ibën Kajim El-Xhevzije

Përderisa me mijëra muslimanë janë të vrarë në tërë botën, dhe përderisa me dhjetëra mijëra janë të burgosur dhe të torturuar, sepse thirrin nërrugën e Allahut, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, shumë muslimanë vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur dhe nuk brengosen përveç për gjërat materiale të kësaj bote. Zemrat e tyre janë mbushur me dashuri ndaj kësaj bote dhe harresë të asaj të përhershmes – ahiretit.

Allahu thotë në Kur’an:
“Me të vërtetë, ti do t’i gjesh ata, njerëzit, lakmues për të jetuar, bile edhe më lakmues se idhujtarët. Secili prej tyre dëshiron të jetojë njëmijë vjet, po edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do t’i shpëtojë prej dënimit. Allahu sheh çka veprojnë ata.” (Bekare, 96).
Shumë muslimanë sot pohojnë se është më mirë të kryejnë namaz nafile dhe të agjërojnë nafile sesa të urdhërojnë për të mirë dhe të ndalojnë nga e keqja apo të mbrojnë jetën e muslimanëve të dobët. Njerëzit e tillë bile i fajësojnë të tjerët se i kryejnë këto obligime.
Për njerëzit e tillë Ibnul Kajimi ka thënë:
“Shejtani i ka larguar nga udha e drejtë shumë njerëz duke ua zbukuruar atyre kryerjen e disa veprimeve vullnetare të adhurimit, siç janë: namazi vullnetar dhe agjërimi vullnetar, duke i neglizhuar nga obligimet (farzet) tjera fetare, siç janë: urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, deri në atë shkallë saqë ata bile as nuk orvaten t’i kryejnë këto obligime, as atëherë kur kanë mundësi. Njerëzit e tillë janë konsideruar në shkallën më të ulët të fesë nga ana e dijetarëve. Një njeri që nuk i kryen farzet është faktikisht më i keq sesa ai që bën mëkate. Secili që ka dituri rreth Kur’anit, Sunetit të të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe për jetën e sahabëve do të nxjerrë si përfundim se ata që janë të përmendur se janë më të devotshmit sot në fakt janë më pak të devotshëm. Në të vërtetë, çfarë lloji i devotshmërisë gjendet tek personi, i cili i shkel urdhrat e Allahut, duke e braktisur fenë e tij, duke shmangur Sunetin e të Dërguarit, dhe akoma qëndron me zemër të ftohtë dhe e mbyll gojën? Një person i tillë është sikurse shejtani memec! Në të njëjtën mënyrë si ai i cili flet fjalë të pavërteta është shejtan i dukshëm. A nuk është fatkeqësi për Islamin e tyre, të shikojnë vetëm për jetën dhe ushqimin e tyre, dhe të mos e kanë dert çka po ndodh me fenë e tyre?
Më të mirët prej tyre do të ofrojnë vetëm një fytyrë të brengosur. Por nëse ata do të ishin të sfiduar nga njëra prej gjërave të zemrës sikurse që janë paratë e tyre, ata nuk do të përmbaheshin nga përpjekjet për t’i kthyer mbrapa ato (paratë). Këta njerëz, përveç që e meritojnë hidhërimin e Allahut, janë të goditur me fatkeqësinë më të madhe bile pa e ditur atë: ata kanë zemra të vdekura.
Në të vërtetë, zemra më e gjallë është zemra e atij që urren për hir të Allahut dhe më e plotësuara është mbështetja e saj ndaj Islamit dhe muslimanëve.” (A’lam el Muvekki’iin, volumi 2, faqe 176.)


Kurani i përgjakur

24 Maj, 2009

Nuk ka ndodhur shume larg nesh. Nuk ka ndodhur as shume kohe para nesh. Eshte drama e diteve tona, e vendeve tona.Nga: Eduart Thartori

Kurani i pergjakur24.05.2001, ne kete dite tanket maqedonase e kishin rrethuar fshatin nga rruga e hyrjes se tij, helikoptere dhe artileria ishin pozicionuar nga majat e kodrave qe e rrethonin. Brenda ne fshat ishte mbledhur rezistenca e popullit.

Ai nuk ishte thjesht nje fshat por ishte nje vater energjike e Islamit i cili kishte filluar ti tregoje botes se Islami eshte kudo ne jeten e tij. Neper lagjet e tij, neper xhamiat, neper shkollat, neper odat e burrave, apo dhomat e grave. Bile deri ne fushat e sportit Islami kishte zbritur. Nga ai fshat Islami po i thoshte botes jam gati te te udheheq.

Ne ate fshat nuk u la shtepi pa u bombarduar nga artileria dhe nga tanket. Duhej patjeter te merrej ai fshat, sepse marrja e tij do te thoshte fitore e luftes. Aty ishte rezistenca e pastaj te tjerat fshatra nuk ishin nje problem i vertete. Zinxhiret e tankeve ecnin perpara ndersa nga hendeket e muxhahideve, deshmoret binin njeri pas tjetrit. Por tanket u ndaluan edhe pse me shume gjak deshmoresh, Tanket u ndaluan. Tanket e pare ne rradhe moren flake dhe kjo beri qe te tjeret te terhiqeshin. Rezistenca arriti ti shkulte.

Neper bodrumet e shtepive nenat, motrat, pleqte dhe femijet, te gjithe luteshin per bijte e tyre qe po haheshin dhemb per dhemb me makinerine ushtarake maqedonase. I luteshin Allahut qe ti forconte, tu jepte kurajo e te mos e kishin frike vdekjen. I luteshin Allahut qe te duronin e mos zbrapseshin. E lutjet u degjuan….

Do te doja qe ne ato momente te isha aty ti merrja te gjithe e ti beja qe te jetojne, por Allahu i kishte dashur ata, per Firdeusin e Tij. Ajo predhe kishte qelluar me e shpejte se deshira ime.

Ne ate bodrum ndodheshin shume gra e femije e ndermjet tyre edhe Sizana, hafizja e Kur`anit e cila kishte dashur ti jape vetes kurajo duke shijuar ajetet e Allahut ne ate Mus`haf. Zeri i saj tek kendonte Kur`an perzihej shpejt me fishkellimat dhe bucitjet e granatave dhe predhave apo edhe kallashnikoveve. Ajo kishte vendosur ta shijonte ate melodi hyjnore, ne ato caste qe ishin me te bukurat e jetes se saj. Kishte ardhur momenti …

Ajo predhe mori jeten e te gjithe atyre qe ishin brenda ne ate bodrum dhe Sizana ishte rrezuar dhe mus`hafi i kishte rene nga dora e saj. Gjaku i saj kishte kishte vaditur faqet e Mus`hafit te cilin ajo e deshi kaq shume dhe ndau me te sekondat e fundit te jetes se saj ne kete bote.

Historia perserit vetveten… keshtu ndodhi me pare me Othman Ibn Afanin (r.a) keshtu duhet te kete ndodhur edhe ne Palestine e tani na ra edhe ne rasti te na ndodhe.

Ne fakt keto do te ndodhin sa here te kete Islam te vertete.

Kur Islami do jete i gjalle do kete edhe tanke per ta shuar, por ai do mbesi perseri gjalle e tanket do ndryshken.

Kur te jete besimi ne Allah, njerezit do te nxjerrin ne pah heronjte e tyre e aty nuk ka pak.

Kur te kemi Islamin mes nesh frika do heshte. E verteta do te marre fjalen.

E lusim Allahun te na bashkoje me deshmoret tane ne xhenetet e Firdeusit

…. Une isha aty, shume vone, por isha aty per te marre nje mesim te madh qe na e dha Sizana Zimberi.

Dedikuar heronjve te luftes se Sllupcanit 2001

Mulla Jakup Asipi.
Komandant Telit.
Abdul Mexhidit (luftetarit 13 vjecar)
Nenave dhe motrave e burrave e grave civile te rene si viktima te kesaj lufte.
E te gjithe heronjve te tjere te rene aty
Dedikuar Familjes Zimberi “Jasharajve” te Sllupcanit
Dedikuar Sizana Zimberit, Deshmores se Kur`anit

Kurani i pergjakur 2


Karikaturë:Të parë në luftë!

23 Maj, 2009

Të parë në luftë!


Japoni, telefoni që karikohet me rrezet e dielli

22 Maj, 2009

telefoni që karikohet me rrezet e dielliTelefoni celular u prezantua ne Japoni dhe ne vere pritet të dalë në treg.
TOKIO– Tani celulari mund të shfrytëzojë energjinë diellore për tu karikuar: Operatori i tretë celular i Japonisë Softbank, ka prezantuar në Tokio telefonin e parë celuar që është në gjendje të karikojë baterinë përmes paneleve të veçanta diellore, ndryshe nga karikimi tradicional me korrent.

Modeli i ri, i quajtur Solar Hybrid 936SH është prodhuar nga Sharp, ndër liderët botërorë të prodhimeve të pajisjeve fotovoltaike (pajisje që e marrin dritën e diellit dhe e kthjenë në energji) . Celulari do të dalë në treg në verë në shumën rreth 40 yen e këmbyer në valutën europiane kushton 300 euro.

Karikimi i baterive të celularit me energji diellore arrihet falë paneleve të vogla fotovolkaike që janë vendosur në kapakun e telefonit dhe që lejojnë, nga sa është deklaruar nga prezantuesit, që me dhjetë minuta ekspozim në diell, telefoni të ketë një karikim të mjaftueshëm për dy orë kur nuk flet, ose një 1 minutë bashkëbisedim.

Kompania krijon gjithashtu mundësinë e rikarikimit të telefonit në mënyrë automatike teksa është në përdorim në ambiente të hapura, ndërkohë që aparati është i mbuluar nga një material special që nuk lejon ujin ose lagështirën.


Wim Hof, njeriu i akullt

18 Maj, 2009

wim_hofWim Hof eshte hollandezi 49 vjecar me mire i njohur si “Njeriu i akullt“. Zoteruesi absolut i rekordeve boterore te rezistences ne akull (ka rreth 9 rekorde, midis te cileve, ndenjien me te gjate ne akull, te vendosur nje muaj e gjysem me pare ne New York qe zgjati 1 ore e 12 minuta, notin me te gjate nen akull ne Polin e Veriut, i zhveshur, pa oksigjen, por edhe Gjysme Maratonen e Finlandes, 21 kilometra ne temperaturen -31°C, i zhveshur), eshte duke projektuar cmendurine e tij te rradhes, ate te ngjitjes se Malit Everest vetem me te mbathura (gjithashtu Hof eshte i njohur edhe si ngjitesi me i mire i maleve me kembe te zbathura).

Ky njeri ka nje rezistence jo natyrale ne temperaturat akullnajore, tipike vetem e monakeve Yogi Tibetane, mesues dhe te vetmit njohes te praktikes tantrike te quajtur Tummò. Wim eshte i vetmi jo monak ne bote qe njeh sekretet dhe mund te zhvilloje kete praktike tantrike.

Me 16 Mars 2000Wim Hof noton per 57,5 metra nen akujt e Rrethit Polar Arktik, vetem me te mbathura dhe syze.
Ja video:


Planeti Tokë

17 Maj, 2009

planet tokKush e mban planetin Tokë të mos bie ose mos ta humb rrugën?

Shkruan: Mr. Hakija Karuniç
Gjithçka në tokë është kryer në mënyrë të përkryer të koordinuar dhe kryen funksionin e vet: në detra, lumenj, male, shkëmbinj, tek bimët, te kafshët, erërat, etj. Kjo harmoni, përpikmëri e përsosur funksionalitetin e vet qartë flet se pas kësaj është i Plotëfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi Krijues, i Cili i ka rregulluar dhe udhëheq me to. Të menduarit rreth planetit tonë me lehtësi përballemi me një numër te provave (fakteve) duke treguar Krijuesin e Përsosur, dhe me leximin e librit të Allahut zbulohen detaje të shumta të cilat qartë flasin se ai Libër është fjalim i Allahut të Gjithëdijshëm.

Allahu thotë: 51:20. Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.

Planeti Tokë është një top i madh i përbërë nga shkëmbinj dhe elemente të tjera, e cila është vlerësuar mbi 9000 milion milion milion tonë peshë e cila lundron në hapësirë. Kush e mban të mos bie ose mos ta humb rrugen? A ka dikush nga ne që ta mbaj?

Njeriu, krijesa më intelegjente e cila ecë nëpër Tokë, që një flutarake ta drejtojë nga njëri qytet në tjetrin, dhe për të fluturuar me sukses, duhet të përdoret një numër të instrumenteve të avancuara, ekspertë, kontrollin nga toka etj. Përderisa i gjithë planeti noton në mënyrë të përkryer dhe e di saktë rrugën pa kontrollin e njeriut.

Kur toka të ishte vetëm pak më afër diellit, e gjithë kjo do të jetë djegur. Kur do të ishte pak më tej nga dielli, e gjithë toka do të ishte e ngrirë. Kush e ruan me precizitet këtë distancë të largësisë nga Dielli prej 150.000.000 km.

Ai top i cili noton në hapësirë është i ekspozuar ndaj rrezikut konstant nga të gjitha anët. Çdo moment bien rreze të ndryshme dhe nëse ato rreze arrijnë në hapësirën e Tokës, do ta kishin shkatërruar jetën e saj për një moment. Ne hecim në sipërfaqe të këtij planeti, në të jetojmë dhe ndërtojmë, kurse nën sipërfaqe është zjarri i nxehtë.

Shohim se kur vullkanët aktivohen llava e kuqe temperatura të cilit i kalon 1000 ° C, e ne jetojmë sipër saj. Na ndan vetëm një shtresë e hollë që nuk është e trashë vetëm se 5-8 km në det, ose 40 km nën koren e Tokës. Në çdo kohë Toka është ekspozuar ndaj rrezikut të madh brenda dhe jashtë.
Gjithçka në tokë është kryer në mënyrë të përkryer e të koordinuar dhe e kryen funksionin e vet: në detra, lumenj, male, shkëmbinj, bimët, kafshët, erërat, etj. Kjo harmoni, e përpikmëri të përsosurit dhe për funksionalitetin e qartëm flasin se pas kësaj është Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshëm Krijuesi, i Cili gjitha këto i ka rregulluar dhe udheheq me to. Të menduarit rreth planetit tonë me lehtësi arrijmë në njohuri të një numër i provave duke treguar Krijuesin e Përsosur, me leximin e librit të All-llahut të zbulohen detaje të shumta që flasin qartë se ai libër është fjalë e All-llahut Të Gjithëdijshmit.
Allahu I Madhërishëm në librin fisnik duke na terhëqur vërejtjen për rolin e maleve, dhe funksionin e tyre. Ai thotë: 21:31. Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë në mënyrë që ata të dinë se si të orientohen.

Në këtë ajet Kur’anor qartë thuhet se roli i maleve është për të parandaluar tërmetet. Ky fakt nuk ishte i njohur për të gjithë njerëzit në kohën e shpalljes Kur’anore, por është zbuluar kohëve të fundit vetëm në zhvillimin e gjeologjisë. Sipas pohimeve të gjeologëve, malet shfaqen si rezultat i madh I lëvizjeve dhe rrëshqitjeve të rrasëve gurrërore që formohet korja e Tokës. Kjo do të thotë se kodrat kanë shtyllat nën tokë, nën të cilin tokë nuk është më pak se një pjesë e dukshme mbi tokë. Me falë të tjera malet I ngjajnë gozhdave të cilët mbajnë dërrasat drejtë që të mos ndahen.

Allahu i Gjithëfuqishëm në librin e Tij në dhjetra vende përmend malet duke i emërtuar si shtylla të cilët e mbajnë Tokën, si psh;

78:6. A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),
78:7. Ndërsa kodrat shtylla?

Kur do të shohim në fjalorët dhe librat profesional të gjeologëve ose gjeografisë do të shohim së në kohët e fundit malet përhskruhen si mbajtëse të Tokës, derisa shkenca e ka vërtetuar se shumica e maleve në brëndësinë e tokës e përforcojnë Tokën. Pa malet jeta në tokë do të ishte e pamundur për shkak të dridhjeve dhe vibrimeve të shumta. Ashtu qe malet janë regulluar dhe vendosur në mënyrë dhe ne vend të duhur, duke bërë krahasim me plumbin i cili është i vendosur në gomat e automjetit me rastin e balancimit për lezvizjen simetrike të veturës që të lëviz drejtë duke mos anuar në asnjë anë. Plumbi me udheheqjen precise kompjuterike vendoset në vend të caktuar për të mbajtur baraspeshën e veturës dhe atëhere automjeti lirisht mund të hec pa probleme, njëjtë dhe malet mbajnë baraspeshën e Tokës kur ajo është duke lëvizur dhe e bëne gjithashtu të qëndrueshme ashtu siq thote Allahu: 21:31. Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë në mënyrë që ata të dinë se si të orientohen.

Na këta shembuj shihet qartë saktësia Kur’anorë që i bën përshkrimit të planetit tonë.Qartësisht shihet se te gjitha argumentet vijnë nga Allahu i Lartësuar.