Fruta dhe perime: Sekreti për rezultate të mira në shkollë

15 Maj, 2009

fruta dhe perimeFruta dhe perime me shumicë, ky është “sekreti” për të arritur rezultate të mira në shkollë. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Albertës, i publikuar në “Journal of School Health“, ka treguar se një mënyrë ushqyerjeje e shëndetshme ndikon në përmirësimin e rezultateve në shkollë.

Studimi ka përfshirë rreth 5000 fëmijë të moshës 11 vjeç dhe prindërit e tyre. Nëpërmjet një pyetësori mbi mënyrën e ushqyerjes, (duke marrë parasysh edhe gjatësinë dhe peshën e të intervistuarve), është përcaktuar sasia e ushqimeve që duhet të marrin fëmijët.

Përbërësit e dietës më pak të shëndetshme, sigurisht ishin yndyrnat saturne dhe kripa, ndërsa ata që u konsideruan pozitivë ishin: frutat, perimet, fibrat, proteinat, kalciumi. Të gjithë fëmijët i janë nënshtruar një testi kulture të përgjithshme. Ata që konsumonin më shumë fruta dhe perime, dhe pak kalori yndyrnash, kishin probabilitet më të lartë për të mos dështuar në test. “Nga analizimi i të dhënave është parë, se përveç faktorëve socio – ekonomik, cilësia e dietës është e rëndësishme dhe reflekton në performancën shkollore”, kanë pohuar autorët e studimit.


Hudhra, aleati natyror i zemrës

14 Maj, 2009

hudhraHudhrat janë aleatet bimore më të mira të zemrës. Nëse hani shumë hudhra do te arrini të mbani nën kontroll presionin e gjakut dhe të mbroheni nga sëmundjet kardiovaskulare.

Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh britanikë. Sipas autorëve të studimit efekti dobiprurës i atribuohet, një substance të njohur si sulfur hidrogjeni (H2S) që lëshohet nga rruazat e kuqe në kontakt me polisulfuret që përmban hudhra.

Sipas tyre dy thelpinj hudhre të një madhësie mesatare lejon zgjerimin e 72 për qind të mureve të enëve të gjakut, duke shkaktuar një ulje të rëndësishme të presionit të gjakut. Ulja e presionit ndikon në uljen e rrezikut, për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

Mënyra se si vepron H2S nuk është shumë e qartë, por mendohet se mekanizmi molekular ka të bëjë me proceset që bllokojnë dëmtimet oksidative në nivel qelizor. Roli i hudhrave është parë të jetë mjaft relevant edhe në parandalimin e shumë patologjive të tjera, si dhe te disa formave tumorale.


Te dua biri im….Babai Yt

13 Maj, 2009

Studimi, ngrohja globale “do të thajë” lumenjtë e mëdhenj në botë

10 Maj, 2009

lumenj-studimiNgrohja globale rrezikon zhdukjen e lumenjve te medha ne bote. Sipas nje studimi te National Center for Atmospheric Research, ne Kolorado, lumenjte e medhenj ne bote, qe nga Niger, ne AFrike, Gang ne Indi, Lumi i Verdhe ne Kine jane ne rrezik avullimi. Per me suhme se 50 vite vazhdojne te kene humbje, dhe njerezit qe banojne prane tyre rrezikojne te mbeten te varfer, ne pamundesi per te siguruar ushqim nga burimet hidrike. Ndersa ne te kundert te kesaj, ne rajonet perreth Oqeanit Arktik, vellimi i kanaleve rritet per shkak te shkrirjes se akullit, por ne permasa me te vogla.

Sipas studimit, ne pjesen me te madhe te rasteve fenomeni i avullimit eshte i lidhur me ndryshimet klimaterike, qe rrisin nivelin e avullimit. Shkencetaret kane ekzaminuar prurjet e ujerave qe nga 1948 deri ne 2004, dhe kane formuluar nje harte rreziku, qe tregojne ndryshime sinjifikative ne rreth nje te treten e lumenjve me te medhenj ne bote. Raporti mes lumenjve qe humbasin uje dhe atyre qe rritet niveli i ujit eshte 2.5 me 1. Jane analizuar prurjet e ujerave ne 925 lumenjte me te medha ne bote gjate 56 viteve dhe eshte zbuluar se cdo vit derdhja e ujerave te fresket ne Oqeanin Paqesor zvogelohet ne 6 per qind, pra, 526 kilometra kub uje, afersisht i njejti vellim uji qe rrjedh cdo vit ne lumin Missisipi.

“Fenomeni eshte shqetesues sepse nevoja per uje rritet ne te gjithe boten, vecanerisht ne ato vende me nje rritje demografike”, thote nje profesor i studimit. “Nese fenomeni i ndryshimeve klimaterike do te vijoje ne dhjete vitet e ardhshme, duhet te pergatitemi per nje shqetesim te madh lidhur me burimet e ujit per keto vende”, shton ai.


Mjekët çekë zbuluan vaksinën kundër kancerit

9 Maj, 2009

381Një ekip i mjekëve ka arritur të zbulojë vaksinën e cila dallon qelizat kanceroze, duke i sulmuar dhe shkatërruar ato.Ekipi i mjekëve në spitalin çek “Motol” ka arritur të zbulojë vaksinën, e cila për dallim nga barnat e deritashme, arrinë të dallojë qelizat kanceroze, duke i sulmuar dhe shkatërruar ato, apo duke i bërë të pa afta për të përparuar më tej.

Udhëheqësja e ekipit novator, pof. dr Jirina Bartnjukova, një nga imunoilogët më të njohur botëror, ka thënë se vaksina e zbuluar shkatërron qelizat kanceroze, ose të paktën i pa aftëson për t’u zhvilluar në trupin e njeriut.

Testimin e parë të vaksinës ekipi i mjekëve nga Praga e ka bërë me sukses para një viti në rastin e një kolegut të tyre, i sëmurë nga kanceri në prostatë. Shkencëtarët mjekësorë çekë në këtë proces nuk kanë bërë hulumtime për gjetjen e ilaçit për shërimimn e kancerit, por përpjekjet e tyre i kanë fokusuar në gjetjen e vaksinës, e cila e ndalë karcinomën që të mos jetë e rrezikshme për jetën.

Ky zbulim u ka hapur rrugë shekncëtarëve çekë për konkludime të mëtejme klinike të parapra më ligj. Mjekët janë të bindur se hulumtimet e ardhshme do të vërtetojnë edhe formalisht vlerën e këtij zbulimi mjekësor.


Qëllimi dhe kuptimi i jetës

8 Maj, 2009

Në botën e sotme bashkëkohore përplot paragjykime dhe epitete kulturore është shumë vështirë të gjinden persona që do të gjejnë kohë për të menduar objektivisht për jetën…

jeta dhe kuptimi i jetes

Jam i privilegjuar dhe falënderoj Allahun që më jepet rasti të filloj t’u drejtohem me respekt që të gjithë jemi njësoj përgjegjës, e kjo përgjegjësi është në dëgjimin e hapur të zemrës dhe mendjes. Në botën e sotme bashkëkohore përplot paragjykime dhe epitete kulturore është shumë vështirë të gjinden persona që do të gjejnë kohë për të menduar objektivisht për jetën, për të arritur deri te njohuritë e vërtetë për këtë botë dhe rolin real të jetës sonë.

Mjerisht . . .

Kur shumicës së njerëzve i bëni pyetje fundamentale dhe shumë të rëndësishme: “Cili është qëllimi i jetës?”, ata nuk do t’u japin përgjigje të bazuar në vëzhgim ose gjykim analitik. Më me qejf, në shumë raste ata thjeshtë do t’u thonë çfarë dikush tjetër mendon dhe ka thënë. Do t’u thonë që qëllimi i jetës është sikur që thotë babai, teologu, filozofi, mësuesi në shkollë, miku, etj.

Nëse e pyesim dikë përse ushqehemi, të gjithë në mënyrën e tyre do të përgjigjen: për t’u mbajtur në jetë.

Nëse pyesim dikë përse punon, do të përgjigjet që puna është e obliguar për ekzistencë dhe për të realizuar nevojat familjare. Nëse pyesim dikë përse flejmë, lahemi, veshemi, etj., do t’u japin përgjigje adekuate, sepse këto janë domosdoshmëri të zakonshme për të gjitha qeniet njerëzore.

Mund të bëjmë qindra pyetje dhe do të marrim përgjigje të njëjta apo të ngjajshme nga çdo njeri, në cilëndo gjuhë dhe në cilindo vend të botës.

Tani pyesim, përse kur shtrojmë pyetjen: “Cili është qëllimi dhe kuptimi i jetës?”, marrim përgjigje të shumta dhe të ndryshme? Kjo është për arsye se njerëzit janë të hutuar dhe nuk e dinë përgjigjen e saktë.

Të mendojmë për këtë: a thua kemi ardhur në këtë botë vetë për të ngrënë, fjetur, veshur, punuar, që të arrijmë të mira materiale dhe të kënaqemi?

A thua ky është qëllimi i ekzistimit tonë? Përse kemi lindur? Cili është qëllimi i ekzistencës sonë?

Cila është fshehtësia e urtësisë së krijimit të njeriut dhe këtij universi kolosal? Le të mendojmë mirë këto pyetje.

Do të citojmë disa versete kuranore që kanë të bëjnë me këtë temë:

“Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës dhe All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.

Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.

Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!” (Ali Imran, 189-191)

Në versetet e cituara Allahu i madhërishëm tërheq vëmendjen tonë në krijimin e qiejve dhe Tokës, në ndryshimin e natës dhe ditës dhe në krijimin e universit. Tërheq vëmendjen tonë në krijimin e tyre, precizitetin dhe harmoninë e tyre, duke aluduar në mahnitjen e krijimit dhe që e tërë kjo nuk është krijuar kot dhe pa qëllim.

Dhe vërtetë diç e ndërtuar kaq fuqishëm me precizitet dhe harmoni të përkryer, diç që është jashtë diapazonit të të gjitha kalkulimeve dhe imagjinatës sonë, nuk mund të jetë krijuar kot dhe pa qëllim.

Miqtë e mi të nderuar, nëse shohim një urë, ndërtesë apo veturë në mënyrë automatike do të mendojmë në personin ose kompaninë që e ka ndërtuar. Njësoj ndodh kur vërejmë një anije të madhe, avion, raketë, satelit, aerodrom, central atomik ose anije kozmike në orbitë. Me të gjitha këto jemi të impresionuar dhe të vetëdijshëm se këto i kanë dizjenuar inxhinierët dhe shumë punëtorë tjerë. Por të gjitha këto janë gjëra që i kanë prodhuar qeniet njerëzore. Por, çfarë mendoni për trupin e njeriut dhe sistemin gjigand kompleksiv kontrollues? Le të mendojmë për trurin një moment: si mendon në mënyrë konstante, si funksionon, analizon, ruan informatat, dallon dhe kategorizon informatat në pjesën e miliontë të sekondës. Truri kontrollon çdo lëvizje, frymëmarrje, rrahjet e zemrës dhe të gjitha organeve tjera. Një shkencëtar e ka quajtur trurin “krijesën më të komplikuar që deri më tani e kemi zbuluar në univers”.

Është i përbërë prej 120 miliardë qelizave. Ky tru ka bërë veturën, anijet kozmike, raketat, avionët, pallatet, etj. Të mendojmë për trurin dhe për Atë që e krijoi.

Obligim i këtij truri është të meditojë dhe zbulojë Atë i Cili krijoi këtë renditje të përkryer në universin e pafund. Truri funksionon edhe zgjuar edhe në gjumë. Gjatë gjumit trupi 40 herë e ndërron pozitën e tij, në mënyrë qarkullimi i gjakut të zhvillohet pa pengesa.

I lavdëruar qoftë Allahu i madhërishëm. Vërtetë në çdo gjë ekzistojnë gjurmët e ekzistencës së Tij:

“Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?” (Edh – Dharijatë, 20-21)

Konstrukti i veshit të njeriut qartë tregon në Konstruktorin. Ai është vepër unikale e inxhinierisë, antena më e përsosur e cila pranon dhe dallon 400.000 tone! Përgjegjësia jonë themelore është shfrytëzimi i shqisave dhe trurit tonë për të njohur Zotin dhe për të kuptuar që ky është qëllimi i jetës.

Obligimi ynë është të hulumtojmë dhe njohim universin e pafund dhe ligjet natyrore në te të cilat i krijoi Allahu i madhërishëm:

“Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të pamurit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës.” (El – Mu’minun, 78)
Por mos harrojmë: “Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” (El – Isra, 36)

Paramendoni shqisën e të shijuarit. Çfarë begatie! Sa pak falënderojmë!

Mendoni për veshkët dhe mëlqinë dhe funksionet e tyre të ndryshme dhe vitale të cilat i kryejnë. Qindra procese biokimike që i kryejnë në mënyrë automatike pa pjesëmarrjen tonë.

Ose kur mendojmë për sytë, kamerat tona, të cilët adaptohen, fokusohen, interpretojnë, paraqesin, vlerësojnë dhe njohin ngjyrat në mënyrë automatike. Kush e përsosi dizejnimin dhe funksionin e tyre? Kush planifikon dhe rregullon funksionimin e tyre? Padyshim jo njeriu.

E çfarë të themi për universin, madhësia e të cilit është e panjohur, i cili përmban të gjitha planetet, yjet dhe galaktikat?

Të mendojmë me qindra trilion yje te të cilët temperatura në qendër arrin 200 milion shkallë Celzius, ndërsa në yjet masive deri në 600 milion shkallë, ndërsa te Super-Nova arrin një miliardë shkallë Celzius. Për ta kuptuar këtë themi që ji vlon në temperaturën 100 shkallë Celzius, hekuri shkrihet në 1.538 shkallë, ndërsa temperatura në bërthamën e Diellit arrin afro 15 milion shkallë Celzius.

Vetëm galaktika ynë është e gjerë afro 100.000 vite drite, ndërsa Diellit i nevojitet 250 milion vjetë për ta bërë një revolucion rreth qendrës së galaktikës.

Mos të flasim për vrimat e zeza në univers që e kanë masën sa 3 miliardë diellë tonë. Objektet më të largëta në univers Kuazarët, që janë trilion herë më të shëndritshëm se Dielli. Shkencëtarët pohojnë që 96% i univerist është i panjohur.

Le të mendojmë për oqeanet, peshqit, insektet, zogjtë, bakteriet, molekulat, atomet, elementet kimike që ende nuk janë zbuluar. Pra secili nga këto ka ligj që i bindet. Tërë mikro dhe makrokozmosi është i bindur dhe nënshtruar Krijuesit të Plotfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm.

Sikur dikush pa ndonjë shkas të na jepte 100 euro, së paku do t’i thonim faleminderit.

E çfarë të mendojmë për organizmin tonë, fëmijët tanë, furnizimin tonë, ajrin që e thithim, jetën tonë: Kush na dhuron të gjitha këto? A nuk meriton Allahu lavdërim dhe falënderim?

Duke iu bindur ligjeve të Tij, përputhemi në rrjedhat harmonike të universit.

Ne jemi të vegjël, të paaftë, të padukshëm, të pavlerë, por Krijuesi ynë është i Gjithëmëshirshëm dhe për ne nënshtroi tërë universin.

Ja, pra mik i dashur, për qëllimin dhe kuptimit të jetës sonë Allahu i madhërishëm thotë në Kur’anin fisnik:
“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Edh – Dharijatë, 56)

Qëllimi ynë në këtë jetë është ta pranojmë dhe njohim Krijuesin, dhe ta “shohim” Atë me sytë e mendjes sonë në krijesat e Tij, në çdo gjë në mikro dhe makrokozmos, ta falënderojmë dhe vetëm Atë ta adhurojmë, vetëm Atij t’i bindemi dhe të jetojmë në kornizat e rregullave dhe kodeksit që e ka shpallur për ne.

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Karikaturë:Gripi i derrit më i fuqishëm dhe i shpejtë se bomba atomike

3 Maj, 2009

gripi-i-derrit