Ushqimi vegjetarian dhe kanceri

Korrik 8, 2009

Shkencëtarët britanikë dhe të Zelandës së Re thonë se të dhënat e grumbulluara nga 60.000 pjesëmarrës në një studim, tregojnë se vegjetarianët janë më pak të rrezikuar që të sëmuren nga disa forma të karcinomave.

ushqimi vegjetarian

“British Journal of Cancer” shkruan se ushqimi vegjetarian konsiderohet si faktor që zvogëlon rrezikun e zhvillimit të leukemisë, mielomës multiple, kancerit të nyjave limfatike, karcinomës së lukthit dhe fshikës urinare.

Në bazë të rezultateve të këtij studimi, në krahasim me njerëzit që hanë mish, vegjetarianët kishin qenë për 4% më pak të rrezikuar nga llojet e ndryshme të kancerit në përgjithësi.

Megjithatë, studimi ka treguar po ashtu se vegjetarianet kishin qenë dyfish më të rrezikuara që të sëmurën nga kanceri i qafës së mitrës/mesazhi/


Stresi termik: Ditët e nxehta dhe me lagështi të rrezikshme për zemrën

Qershor 13, 2009

Veçanërisht janë të rrezikuar të sëmurët kronik dhe meteoropatët, personat tek të cilët përkeqësimi i sëmundjes ose pengesat e ndryshme shëndetësore rregullisht paraqiten në kushtet e pavolitshme kohore.

11709Kokëdhembja, pagjumësia dhe shqetësimi janë shpesh pasojë e ndryshimeve të shpejta të temperaturës.

Ditët e nxehta dhe mbrëmjet me shi ndikojnë që edhe personat më të shëndetshëm të ndihen keq.

Ndryshimet e shpeshta veçanërisht ato që ndodhin brenda ditës, janë stres i vërtetë për organizëm i cili përpiqet të adaptohet. Shumica e njerëzve ankohen në simptoma të lehta dhe shqetësime, ndërsa individ ndiejnë marrëmendje të forta, dhembje, nauze . . .

Veçanërisht janë të rrezikuar të sëmurët kronik dhe meteoropatët, personat tek të cilët përkeqësimi i sëmundjes ose pengesat e ndryshme shëndetësore rregullisht paraqiten në kushtet e pavolitshme kohore.


SIMPTOMAT

Simptomat më të shpeshta që ankohen meteoropatët janë: çrregullimi i gjumit (pagjumësia ose gjumëvazhdimësia), lodhja, kokëdhembja dhe migrena, marrëmendja, dhembje në nyje me muskuj, probleme me ritmin e zemrës (më së shpeshti të rrahura të shpejtuara), frymëzërje, sulme astmatike, shqetësime, depresion dhe tension të lartë.

Përveç njerëzve të shëndoshë të cilët 24 deri 48 orë para ndryshimeve të kohës fillojnë të ndiejnë pengesa, tek një numër i madh i sëmundjeve kronike simptomat përkeqësohen në kushtet kohore.

Nxehtësia, që e ndiejmë këto ditë, negativisht ndikon te personat që kanë probleme me sëmunjdet e enëve të gjakut, për të cilat gjithashtu është tejet i rrezikshëm edhe era e nxehtë e cila mund të shkaktojë sulm në zemër ose në tru.

Nga ndryshimet e shpejta veçanërisht duhen të ruhen të sëmurët e zemrës ngase kur rritet lagështia e ajrit, zemra punon me vështirësi nëse ekspozohet mundit fizik.

Gjithashtu, këto ditë janë të rrezikshme për të sëmurët e sistemit të frymëmarrjes, personat me ulçer, të sëmurët psikik, dhe ata që vuajnë nga alergjitë.

ADAPTIMI

Meqë në kohë nuk mund të ndikojmë, na mbetet vetëm që të adaptohemi. Personat e ndieshëm duhet që rregullisht të përcjellin prognozën biometerologjike.

Mjekët tërheqin vëmendjen që personat e moshuar dhe të sëmurët kronik janë zakonisht mirë të përgatitur për këto periudha, sepse i përmbahen këshillës së mjekut dhe terapinë me ilaçe e adaptojnë me kushtet klimatike, dhe ndihma e shpejtë më së shpeshti intervenon tek njerëzit e rinj të cilët mendojnë se janë të shëndoshë dhe nuk brengosen për ndryshimet kohore.

NGADHËNJENI NXEHTËSINË

Gjatë kushteve të përkeqësuara biometerologjike vështirësitë më lehtë do t’i përballoni nëse u përmbaheni këtye këshillave: largohuni nga tollovia, pini mjaft lëngje, mbani syzet për diell dhe kapelë, veshuni në harmoni me temperaturën e ajrit.

Kripërat dhe mineralet që humbasni me djerësitje zëvendësoni me pemë dhe perime të freskëta, lëngje frutesh dhe pije ekzotike, si dhe me rëndësi është me respektuar përkufizimet e trupit tënd, që d.m.th. punët e rënda nuk duhet kryer në kohën e mesditës si dhe gjatë ditëve të rënda dhe të vështira në mënyrë gjenerale sa më pak duhet marrur me aktivitete të rënda fizike.

Nëse pengesat tuaja ose sëmundja primare është shumë e shprehur, sa më shumë pushoni dhe kaloni kohën më të madhe në hapësirë të klimatizuar.

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Fruta dhe perime: Sekreti për rezultate të mira në shkollë

Maj 15, 2009

fruta dhe perimeFruta dhe perime me shumicë, ky është “sekreti” për të arritur rezultate të mira në shkollë. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Albertës, i publikuar në “Journal of School Health“, ka treguar se një mënyrë ushqyerjeje e shëndetshme ndikon në përmirësimin e rezultateve në shkollë.

Studimi ka përfshirë rreth 5000 fëmijë të moshës 11 vjeç dhe prindërit e tyre. Nëpërmjet një pyetësori mbi mënyrën e ushqyerjes, (duke marrë parasysh edhe gjatësinë dhe peshën e të intervistuarve), është përcaktuar sasia e ushqimeve që duhet të marrin fëmijët.

Përbërësit e dietës më pak të shëndetshme, sigurisht ishin yndyrnat saturne dhe kripa, ndërsa ata që u konsideruan pozitivë ishin: frutat, perimet, fibrat, proteinat, kalciumi. Të gjithë fëmijët i janë nënshtruar një testi kulture të përgjithshme. Ata që konsumonin më shumë fruta dhe perime, dhe pak kalori yndyrnash, kishin probabilitet më të lartë për të mos dështuar në test. “Nga analizimi i të dhënave është parë, se përveç faktorëve socio – ekonomik, cilësia e dietës është e rëndësishme dhe reflekton në performancën shkollore”, kanë pohuar autorët e studimit.


Hudhra, aleati natyror i zemrës

Maj 14, 2009

hudhraHudhrat janë aleatet bimore më të mira të zemrës. Nëse hani shumë hudhra do te arrini të mbani nën kontroll presionin e gjakut dhe të mbroheni nga sëmundjet kardiovaskulare.

Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh britanikë. Sipas autorëve të studimit efekti dobiprurës i atribuohet, një substance të njohur si sulfur hidrogjeni (H2S) që lëshohet nga rruazat e kuqe në kontakt me polisulfuret që përmban hudhra.

Sipas tyre dy thelpinj hudhre të një madhësie mesatare lejon zgjerimin e 72 për qind të mureve të enëve të gjakut, duke shkaktuar një ulje të rëndësishme të presionit të gjakut. Ulja e presionit ndikon në uljen e rrezikut, për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

Mënyra se si vepron H2S nuk është shumë e qartë, por mendohet se mekanizmi molekular ka të bëjë me proceset që bllokojnë dëmtimet oksidative në nivel qelizor. Roli i hudhrave është parë të jetë mjaft relevant edhe në parandalimin e shumë patologjive të tjera, si dhe te disa formave tumorale.


Mjekët çekë zbuluan vaksinën kundër kancerit

Maj 9, 2009

381Një ekip i mjekëve ka arritur të zbulojë vaksinën e cila dallon qelizat kanceroze, duke i sulmuar dhe shkatërruar ato.Ekipi i mjekëve në spitalin çek “Motol” ka arritur të zbulojë vaksinën, e cila për dallim nga barnat e deritashme, arrinë të dallojë qelizat kanceroze, duke i sulmuar dhe shkatërruar ato, apo duke i bërë të pa afta për të përparuar më tej.

Udhëheqësja e ekipit novator, pof. dr Jirina Bartnjukova, një nga imunoilogët më të njohur botëror, ka thënë se vaksina e zbuluar shkatërron qelizat kanceroze, ose të paktën i pa aftëson për t’u zhvilluar në trupin e njeriut.

Testimin e parë të vaksinës ekipi i mjekëve nga Praga e ka bërë me sukses para një viti në rastin e një kolegut të tyre, i sëmurë nga kanceri në prostatë. Shkencëtarët mjekësorë çekë në këtë proces nuk kanë bërë hulumtime për gjetjen e ilaçit për shërimimn e kancerit, por përpjekjet e tyre i kanë fokusuar në gjetjen e vaksinës, e cila e ndalë karcinomën që të mos jetë e rrezikshme për jetën.

Ky zbulim u ka hapur rrugë shekncëtarëve çekë për konkludime të mëtejme klinike të parapra më ligj. Mjekët janë të bindur se hulumtimet e ardhshme do të vërtetojnë edhe formalisht vlerën e këtij zbulimi mjekësor.


Domatja, jogurti dhe shëndeti

Prill 14, 2009

Produktet më të shëndetshme të cilat njeriu për çdo ditë duhet konsumuar janë relativisht të lira dhe kanë qasje, por ka edhe të tilla për të cilat ia vlen me dhënë të holla.

Do t’u paraqesim pesë produkte të cilat janë të pasura me antioksidans, vitaminë dhe mineral, ndërsa njerëzit duhet t’i konsumojnë për çdo ditë:

DOMATJA

domatja1Përmban një antioksidans të fuqishëm likopen, është produkt klasik në çdo amvisëri. Mendohet që njeriu mesatar në vjet i ha rreth 30 kg domate në ushqime të ndryshme.

Domatja është e lirë dhe gjindet në forma të ndryshme, e freskët, e konservuar, bile edhe e tharë.

Efekti shërues i domates nuk humbet me përpunim termik, ndërsa likopeni, karotenoid i cili ia jep kësaj perime ngjyrën e kuqe, është njëri prej ilaçeve më të mëdhenj, natyral kundër kancerit të gjirit dhe prostatës.

Domatja është e pasur me vitaminë A dhe C, dhe përmban fibre të domosdoshme për tretje.

JOGURTI

jogurt

Është prodhim qumështi i cili mund të gjindet në çdo frigorifer, i pasur me kalcium dhe kultura probiotike që rregullojnë tretjen, ulin kolesterolin, dhe forcojnë sistemin imunologjik të organizmit.

Gjithashtu, jogurti është i pasur me proteina dhe vitaminë B12.

AVOKADO

avokado1


Edhepse frut ekzotik, sot gjindet edhe te ne. Është i pasur me kalium dhe glutation, nutricientë esencial që shkatërrojnë radikalet e lira në organizëm.

Avokado përmban edhe yndyra të pangopura që ngritin “kolesterolin e mirë – HDL” në gjak, si dhe sasi të mëdha të vitaminës E e cila mbron qelizat nga plakja. Por, prapëseprapë, avokadon nuk duhet tepruar për shkak të yndyrnave që përmban.

PERIMET E GJELBËRTA

perime

Pas prodhimeve të qumështit, janë burimi më i pasur me kalcium i cili është kryesor për shëndetin e eshtrave, dhëmbëve, dhe zvogëlon rrezikun nga osteoporoza (dobësimi i eshtrave).

Përveç kalciumit, spinaqi dhe sallata e gjelbër përmbajnë vitaminë A dhe C, fibre dhe shumë vitamina tjera esenciale.

LOSOSI

lososi1

Edhe pse pak i mërzitshëm për çdo ditë me pasur peshk në pjatë, nutricistët mendojnë se në këtë rast prapëseprapë duhet për çdo ditë të hani së paku një copë mish peshku.

Lososi është peshk me yndyrë i pasur me omega 3 acide yndyrore, të cilat organizmi ynë nuk i prodhon por duhet konsumuar nëpërmes ushqimit. Omega 3 acidet yndyrore janë faktor kryesor në shërimin e sëmundjeve të zemrës, qarkullimit, sëmundjeve degjenerative dhe inflamimeve të ndryshme.

Lososi është i pasur me vitaminë B, magnezium, fosfor dhe proteina.

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Studimi, ndotja ndikon ne rritjen e fetusit

Prill 11, 2009

fetusNdotja e ajrit qe shkaktojne automjetet ndikon ne zhvillimin e fetusit tek grate shtatzena. Perfundimi vjen nga nje studim i shkencetareve amerikane te Nju Xhersit.

Sipas tyre, sa me i madh te jete ekspozimi ndaj ndotjes ne muajt e pare dhe te fundit te shtatzenise, aq me te medha jane rreziqet qe foshnja te mos zhvillohet normalisht. Ne studim u perfshine 336 mije foshnja te lindura ne Nju Xhersi mes viteve 1999-2003.

Pervec studimit te kushteve sociale te nenave, studiuesit maten edhe nivelet e ndotjes ne pika te ndryshme te Nju Xhersit dhe problemet me te madhe u vune re ne grate qe banonin prane rrugeve automobilistike.

Sipas studiuesve, nenat qe sollen ne jete femije me peshe te vogel, ose shume te vogel, ishin ato qe banonin prane zonave me ndotjen me te madhe. Ndikimin me te madh e kishte ndotja nga gazet e makinave dhe dioksidi i azotit.


Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 35 ndjekësve të tjerë