Si të mbrohemi nga i ftohti?

16 Dhjetor, 2010

Dimri ka trokitur në derë dhe era ka filluar të fryjë e ftohtë. Çfarë duhet të veshim për t’u ngrohur kur dalim jashtë në këta ditë të ftohta me dëborë dhe erë? Në ditët e ftohta të dimrit duhet të vishemi mirë e ngjeshur për të mos pasur ftohtë. Ja disa sekrete të cilat do t’ju mbajnë ngrohtë:

1. Pikë së pari duhet të vishni kanotiere, bluzë pambuku dhe triko ndërsa në këmbë pasi të vishni një palë çorape të holla vishni dhe një pale të trasha.

2. Në mes dy çorapeve përdorni qese plastike. Ndërsa nën pantallona duhet të vishni geta (dona) të cilat mbulojnë mirë çorapet. Nëse çizmet ju depërtojnë ujin kjo qese do t’ju mbrojë nga lagia e këmbëve. Sepse më shumë  ftoheni nga këmbët.

3. Mund të vishni një triko të thjeshtë. Por nëse vishni një triko me kapelë do t’ju mbrojë më mire nga i ftohti. Edhe pantallonat e trasha apo kadife do t’ju mbajnë ngrohtë. Nëse trikoja ka mëngë dhe jakë të ngjeshur do të parandaloje hyrjen e të ftohtit.

4. Mbuloni shpatullat me shall, qafën dhe kraharorin. Nëse vishni një pallto të trashë, përdorni doreza dhe një kapelë për t’iu mbuluar veshët, do të thotë se jeni gati të dilni jashtë.


Hapet klinikë rehabilitimi për të sëmurët e Facebook-ut

4 Dhjetor, 2010

Në Novi Sad të Serbisë u hap klinika e rehabilitimit për personat, të cilët shfaqin vartësi ndaj Facebookut. Klinika e parë që mundëson një shërbim të tillë në Evropën Juglindore ka filluar të pranojë pacientët e parë.

Në deklaratën e dhënë për gazetarët, shefi i klinikës Prima të hapur në Novi Sad Dr. Dragan Stefanoviç, theksoi se personat do të qëndrojnë të paktën një muaj në klinikë për t’u kuruar dhe më pas doktorët duke analizuar gjendjen e të sëmurit do vendosin nëse duhet apo jo të vazhdojë terapinë.

Dr. Stefanoviç, nënvizoi faktin se vartësia “Like” e përdoruesve të Facebookut po bëhet shumë serioze dhe se hapja e një klinike të tillë përbën një rëndësi shumë të madhe për ato që kanë nevojë të kurohen.

Klinika ka filluar të marrë të sëmurët e parë. Një 33-vjeçare serbe, e cila nuk kishte dëshirë të jepte emrin, theksoi se në fillim kishte menduar se “like” janë të padëmshëm por me kalimin e kohës kishte filluar t’i vlerësonte dhe të ndante me miqtë në Facebook vetëm linket që merrnin më shumë “like”.

I njëjti person pohon se në fazat e mëvonshme mes saj dhe shokëve në Facebook kishte nisur një garë e vërtetë për të fituar sa më shumë linke.

Ndërkohë opinioni publik serb është përballuar me problemin e vartësisë “Like” para tre muajsh. Vetëm se nuk kishte marrë asnjë “like” për mesazhin e vendosur në Facebook para tre muajsh një vajzë  e re kishte tentuar të vriste veten duke prerë damarët. E shtruar në spital, vajza e re është shpëtuar pas përpjekjeve të shumta të doktorëve.

Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 3 mijë nga personat që i përkasin kategorisë së vartësisë jetojnë në Serbi dhe kjo shifër parashikohet të katërfishohet brenda dy vjetëve .


Ushqimet që mbrojnë nga gripi

2 Nëntor, 2010
Menyra e pare per tu mbrojtur nga gripi eshte duke marrë sasi të madhe të pemëve dhe perimeve të freskëta ngjyrë portokalli dhe të gjelbër, sikur që janë karota, kungulli, spinaqi dhe lakra.

Keshtu ju do të keni nivel optimal të vitaminës A në organizëm, i cili ruan integritetin e lëkurës dhe mukozës, duke penguar hyrjen në trup të mikrobeve, viruseve dhe shkaktarëve të tjerë të sëmurjeve.

Gjësendet ushqimore të pasura me proteina ndihmojnë në ruajtjen e funksionit normal të mukozës së veshëve, fytit dhe hundës, që paraqesin mbrojtjen e parë kundër sulmit të virusit. Mishi i kuq, ai i pulës, peshqit, vezët, produktet e qumështit, perimet, bishtajat, pemët me gëzhojë, farat dhe produktet nga soja përmbajnë të gjithë përbërësit e nevojshëm që e forcojnë epitelin e qelizave të mukozës, prandaj duhet të konsumohen të paktën një herë në ditë.

Nëse tashmë ju ka sulmuar virusi, duhet ta dini se organizmi lufton kundër tij me rruaza të bardha të gjakut, ku prodhimin e tyre e përshpejton vitamina C.

Meqë kjo vitaminë nuk ruhet në organizëm, duhet që ta merrni në sasi të mëdha me ushqime.

Speci, majdanozi, lulelakra, perimet me fletë, bizelet, portokalli dhe mandarina janë disa nga ushqimet me vitaminë C.

Qelizat T janë, po ashtu, të rëndësishme për luftimin e viruseve.

Zinku është elementi kyç për krijimin e këtyre qelizave. Sapo të bjerë niveli i zinkut në organizëm, organizmi bëhet më i ndjeshëm ndaj infeksioneve, ftohjes dhe gripit.

Burim natyror i zinkut janë sardelet, mishi i lopës, spinaqi, etj.

Hekuri është minerali i dytë për nga rëndësia, kur bëhet fjalë për imunitetin.

Pa praninë e tij, organizmi nuk mund ta absorbojë oksigjenin. Mungesa e tij shkakton dëmtim të sistemit imunitar.

Ushqimet që kanë zink, kanë edhe hekur, por ky mineral më së shumti gjendet në të kuqtë e vezëve, në bukën e vrugtë, lakër, etj.

Hudhra përmban substancën e quajtur alicinë, e cila lirohet me rastin e shtypjes, apo grirjes së hudhrës.

Studime të shumta kanë treguar se kjo substancë eliminon aftësinë e virusit që t’i sulmojë qelizat e organizmit, apo që t’i dëmtojë ato. Hudhra, po ashtu, forcon edhe imunitetin.

Megjithëse disa studime më parë thoshin se turshitë nuk janë ushqim i preferuar, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë ka ekspertë që thonë se ato janë burim i dobishëm i vitaminave gjatë dimrit.

Natyrisht, kjo vlen për turshitë që nuk përmbajnë konservues, apo aditivë.

Po ashtu edhe sasia e kripës nuk guxon të jetë e madhe. Prandaj, turshitë shpëlajini para se t’i hani, ngase kripa shkakton ngritjen e shtypjes së gjakut.


Alkooli më i dëmshëm edhe se heroina

2 Nëntor, 2010

Alkooli renditet si më “i dëmshmi” i një liste me 20 droga, duke lënë pas heroinën dhe krak kokainën, sipas një studimi të bërë nga një revistë britanike mjekësore.

Një panel ekspertësh “peshoi” problemet fizike, psikologjike dhe sociale të shkaktuara nga drogat dhe përcaktuan se alkooli është më i dëmshmi nga të gjithë. Studimi u publikua nga “The Lancet Sunday”.

Në vlerësimin e shkallëzuar nga 1 deri në 100, të përdorur për të përcaktuar dëmtimin e vetes dhe të të tjerëve, alkooli mori një rekord prej 72 pikësh. Ky vlerësim e bën atë të paktën tre herë më të dëmshëm se kokaina dhe duhani.

Heroina, Krak kokaina dhe metamfetamina renditën si drogat më të dëmshme për individët, ndërsa si më të dëmshmet për veten edhe për të tjerët, i pari është alkooli i ndjekur nga heroina dhe krak kokaina.

Panelistët thanë se renditja konfirmon studimet e tjera, të cilat thonë që “luftimi i ashpër i dëmeve të alkoolit është i vlefshëm dhe i nevojshëm për strategjinë e shëndetit publik”.


Cigarja heq stresin, një gënjeshtër e madhe

24 Tetor, 2010

Cigarja nuk është “rrugë shpëtimi” për ato të cilët e pinë nga stresi.

Sipas rezultateve të një studimi të realizuar nga shkencëtarët e Universiteteve të Torontos dhe Montrealit mbi të rinjtë e grupmoshave 12-16 vjeç, theksohet se cigarja jo vetëm që nuk e heq stresin por bëhet shkak për shtimin e tij. Drejtuesi i ekipit studies, Michael Chaiton, jep të dhëna në lidhje me studimin në numrin e fundit të revistës mjekësore “Addictive Behaviours” duke konfirmuar se studimi është realizuar me 662 të rinj duke filluar nga klasa e dytë fillore deri në vitin e dytë të shkollës së mesme.

Duke nënvizuar se në studim është marrë për bazë slogani “Nëse pi cigare qetësohesh“, Chaiton theksoi se “kemi parë se tek të rinjtë të cilët përjetojnë probleme psikologjike cigarja nuk i qetëson, përkundrazi ato bëhen edhe më të stresuar. Kjo për shkak të ndikimit negativ të vartësisë së nikotinës mbi mekanizmin e kontrollit të trupit. Tashmë jemi të sigurtë se të rinjtë të cilët janë të ekspozuar ndaj nikotinës për një kohë të gjatë janë më të stresuar dhe kalojnë depresion.”

Michael Cheiton sqaroi se ky studim është pjesë e një studimi afatgjatë të titulluar “Vartësia e të rinjve ndaj nikotinës” të filluar që në vitin 1993 dhe që vazhdon akoma sot.


Spinaqi largon rrezikun nga diabeti

13 Shtator, 2010

Një dietë e pasur me spinaq ul mundësinë e prekjes nga diabeti. Është ky zbulimi i kërkimit më të fundit të kryer në Britani nga Universitetit Leicester. Rezultatet treguan se rreziku për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 është 14% më i ulët tek personat që e konsumojne rregullisht këtë ushqim vegjeterian se tek personat që nuk e preferojne. Në grupin e perimeve që ndikojnë në uljen e diabetit sipas studimit hyjnë edhe brokoli, lulelakra dhe disa lloje sallatash.

Në studim u përfshinë rreth 230 mijë persona. Kërkuesit analizuan zakonet e tyre të të ushqyerit dhe gjendjen shëndetësore dhe nga vëzhgimi rezultoi se konsumimi i përditshëm i këtyre ushqimeve, duke pasuruar kështu dietën ushqimore më sasinë e duhur të antioksidantëve dhe magnesit, ul mundësitë e shfaqjes së sëmundjes.

Pra konsumimi cdo ditë i 5 vakteve me perime dhe fruta, në një sasi prej 80 gram secila, sipas ekspertëve të mundëson të jetosh vërtetë i shëndetshëm. Studimi britani u publikua në internet në site e revistës “British Medical Journal”.


Bananet mbrojnë stomakun

17 Gusht, 2010

Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut si dhe ndihmojnë kundër diarresë.

Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë, duhet të mendoni gjithmonë për frytin tropikal të bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa bananja bën të kundërtën e tij.

Studimet kanë treguar se bananja është një frutë shumë e pasur me kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale.

Bananja është burim kaliumi, një frut i tillë ka 396 miligramë ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një dite.

“Dy deri tre banane në ditë janë optimale”, porosisin specialistet.

Nëpërmjet këtij fruti behet ulja e ndjeshme kundër aciditetit të lartë në stomak.

Bananja mbron stomakun, pasi arrin të llokojë bakteret që mund të jenë aktive në të.

Bananet kane keto efekte:

-Ulin tensionin e lartë

-Janë kundër diarresë

-Ulin rrezikun e hemorragjisë cerebrale

-Bananet mbrojne stomakun