Çokollata e lidhur me depresionin

27 Prill, 2010

Washington, 27 prill – Një grup studiuesish kanë zbuluar se personat që hanë rregullisht çokollatë bien me lehtë pre e depresionit.
Studiuesit e Arkivës së Mjekësisë së Brendshme në Shtetet e Bashkuara deklarojnë se ata që hanë të paktën një çokollatë në javë janë më të zymtë se ata që e hanë çokollatën herë pas here.
Shumë mendojnë se çokollata ka aftësi të sjellë në qejf njerëzit dhe studiuesit thonë se kjo mund të jetë e vërtetë, por megjithatë, ata theksojnë se provat për këtë hipotezë mungojnë.