NASA regjistron pamjet më të qarta të Diellit

Washington – Agjencia Kombëtare Amerikane e Hapësirës (NASA), ka arritur të regjistrojë pamjet më të qarta të Diellit.
Sateliti i dërguar nga NASA në hapësirë më 11 shkurt, ka regjistruar pamjet më të qarta deri më tani të Diellit. Studiuesit kishin si synim të zbulonin ndikimet mes diellit dhe yjeve të tjerë, dhe në këtë mënyrë arritën të merrnin edhe pamjet e reja.

Shkencëtari amerikan i NASA-s, Riçard Fisher deklaron se këto janë pamjet më të qarta që ka parë ndonjëherë gjatë punës së tij 40-vjeçare. “Këto pamje do të ndryshojnë perceptimin tonë ndaj Diellit dhe mënyrën sesi do ta studiojmë në të ardhmen”, shprehet Riçard.

Nëpërmjet fotografive, të cilat janë 10 herë më të qarta se ato të regjistruara deri më tani, qëllimi kryesor i studiuesve është të mësojnë përbërjen e brendshme të Diellit.

Sateliti i dërguar nga NASA ndodhet 35 900 kilometra larg nga Toka, dhe do të sjellë pamje direkt të Diellit për 5-10 vite rresht. Sateliti do të regjistrojë çdo ditë 1,5 terabajt të dhëna, që do të thotë një CD për çdo 36 sekonda.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: