Microsoft publikon çmimet e Windows 7

windows 7Microsoft ka bërë publike çmimet e sistemit të ri operativ Windows i cili në treg vjen gjatë muajit tetor; blerësit në SHBA kanë të drejtë në lirim nëse kopjen e tyre e porosisin qysh tani, mirëpo e njëjta gjë nuk vlen edhe për në Evropë.

Windows 7 vjen në tri versione: Windows 7 Home Premium, Professional e Ultimate, derisa çmimet e plota janë 199.99, 299.99, respektivisht 319.99 dollarë. Nëse vetëm dëshironi të përditësoni sistemin tuaj Vista apo Windows XP, do të duhet të ndani 119.99, 199.99 respektivisht 219.99 dollarë amerikanë.

Është interesante se në Evropë nuk ekziston opsioni i para-porositjes, i cili në SHBA sjell lirim të madh të versioneve Home e Professional, ku do të kushtojnë 49.99 e 99.99 dollarë.

Microsoft pohon se kjo ndodhë për shkak të rregullativës evropiane, mirëpo me gjasë është për një “hakmarrje” të vogël për shkak të problemeve të mëdha që kjo rregullativë u ka sjellë. Në mes tjerash, Microsoft i ka paguar disa dënime bukur të majme për mosrespektimin e konkurrencës së ndershme, derisa Windows 7 në Evropë do të vjen pa shfletuesin e internetit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: