Masat kundër duhanit, të efektshme

1026Mes banorëve të Pueblos në Kolorado, rastet e goditjeve në zemër u pakësuan 40 përqind, pas zbatimit të një ligji për ndalimin e duhanit në vendet e punës e në hapsirat publike.

Në një studim të ri thuhet se ndalimi i duhanit ndikon thellë në shëndetin publik. Mes banorëve të Pueblos në Kolorado, rastet e goditjeve në zemër u pakësuan 40 përqind, pas zbatimit të një ligji për ndalimin e duhanit në vendet e punës e në hapsirat publike. Ekspertët mendojnë se kjo rënie e madhe e rasteve të sulmeve në zemër është rezultat i drejtpërdrejt i mosekspozimit të njerëzve që nuk e pijnë duhanin ndaj këtij tymi të dëmshëm.

Banorët e qytetit Pueblo duket se po marrin frymë lirisht, falë një ligji të vitit 2003 që ndalon pirjen e duhanit në vendet e punës e në ato publike. Me këtë ajër të pastër, banorët kanë edhe një shëndet më të mirë. Sipas një studimi nga ekspertë të Qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, numri i personave të shtruar në spital për shkak të goditjeve në zemër ra shumë pas hyrjes në fuqi të ligjit mbi ndalimin e duhanit. 18 muaj para këtij ligji ishin regjistruar 400 raste goditjesh në zemër, ndërsa pas hyrjes në fuqi të ligjit, ky numër ra në 237. Qytetet fqinje ku ligji për ndalimin e duhanit nuk është në fuqi, numri i rasteve të goditjeve në zemër nuk ka ndryshuar. Studime të ngjashme në shtete të tjera amerikane e lidhin zbatimin e rreptë të ligjit për ndalimin e duhanit në vendet publike me pakësimin e numrit të vdekjeve nga sëmundjet në zemër dhe kanceri në mushkëri.

Ekspertët mendojnë se nga ligji kundër duhanit duket se përfitojnë më shumë ata që nuk pijnë duhan, pasi ata tani nuk preken nga tymi që lëshojnë ata që pijnë. Megjithëse treguesit anojnë në favor të ndalimit të duhanit, 20 përqind e shteteve amerikane nuk kanë ligje për mospirjen e duhanit në restorante apo në zyra.

2 Përgjigje te Masat kundër duhanit, të efektshme

  1. senat thotë:

    nuk eshte e vertet

  2. shemsiu thotë:

    hey jeni me te miret po un dua informacione me te shkurta dhe te dobishme qe ai icili i lexon le ta le duhanin tung tung

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: