Zbulohet vaksina kundër kancerit të lëkurës

Prill 14, 2010

Londër, 13 prill – Shkencëtarët besojnë se e kanë zbuluar ilaçin për kurimin e kancerit të lëkurës, transmeton gazeta britanike “Telegraph”. Vaksina është provuar në pacientë në Britani të Madhe dhe disa prej tyre janë shëruar plotësisht nga melanomi, madje edhe të tillë që ishin në stad të vonshëm.

Vaksina i sulmon qelizat e kancerit, nuk i dëmton qelizat e shëndosha dhe bartë në vete substanca që forcojnë imunitetin e trupit ndaj kancerit të lëkurës.

“Studimi ynë tregon se mbase e kemi ilaçin për disa pacientë me melanom në fazë të vonshme dhe për të tjerët. Kjo do të shpëtojë me mijëra jetë njerëzish çdo vit”, theksoi dr.  Howard Kaufman, nga qendra mjekësore e Universitetit Rush.

Hulumtimi shumëvjeçar ka përfshirë 50 pacientë me kancer të lëkurës në fazën e fundit, të cilëve u janë dhënë nëntë muaj jetë – 16 për qind e tyre janë shëruar plotësisht me këtë vaksinë. Atyre nuk u është rikthyer sëmundja tash e katër vjet. Ndërkaq, te 28 për qind e pacientëve të tjerë madhësia e tumorit është zvogëluar dyfish.

Shkencëtarë besojnë se do të marren leje me procedurë të shpejtë dhe se vaksina do të gjendet në treg në afat prej pesë vjetëve.


Alergjia, sëmundja sezonale, që nuk duhet neglizhuar

Mars 22, 2010

Me ardhjen e pranverës, ngrohjen e motit dhe lulëzimin e luleve, nisin dhe problemet tek personat që preken nga alergjia, numri i të cilëve është rritur vitet e fundit.

Alergjia është një sëmundje sezonale që nuk duhet neglizhuar, pohojnë mjekët specialistë. Shkaktarët kryesorë, sipas tyre, janë poleni i luleve të ndryshme në lulëzim, i cili përhapet me kilometra larg. Bari i zakonshëm është dhe varianti më i egër i alergjisë, pasi poleni në të është shumë i lehtë dhe përhapet lehtë në ajër.

Problemet më të mëdha nga alergjitë vijnë në orët e para të mëngjesit, pasi në këtë orë poleni i luleve ka një përqindje më të madhe në ajër. Por, sipas mjekëve, edhe orët e mbrëmjes janë të rrezikshme për alergjikët, ndërkohë që ditët më të këqija janë ato me erë, kur poleni shpërndahet më shpejt.

Alergjia është ai veprim që ndodh kur sistemi i imunitetit të trupit kundërvepron ndaj diçkaje që zakonisht nuk të bën ndonjë dëm, ndërsa shkaktar i saj është alergjeni. I njëjti alergjen mund të japë simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Por, simptomat më të zakonshme janë hundë që rrjedhin, apo të zëna, sy të kuq të acaruar që të kruhen, kollitje, të tështira, tharje gjuhe dhe fyti, acarime të tyre, vështirësi në frymëmarrje, tharje dhe acarim të lëkurës, etj.

Sipas mjekëve, ndër faktorët më kryesorë janë ekspozimi ndaj polenit. Po ashtu, ndikojnë dhe faktorët klimaterikë si ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia dhe shirat. Faktori ambient, sipas tyre, është padyshim ndikues, por nuk ka ende një përfundim të saktë mbi shkallën e ndikimit të ngrohjes globale në këtë numër të rritur të individëve të prekur nga alergjia.

Alergjitë janë sëmundje sezonale, kronike dhe nuk duhen nënvlerësuar, pasi mund të sjellin pasoja të rënda për organizmin. Nga pakujdesia dhe moskurimi ato mund të kalojnë deri në ekzema të lëkurës, probleme të frymëmarrjes, etj. Por, problematik është fakti që shumë nga pacientët neglizhojnë alergjinë nga poleni, ndaj mjekët këshillojnë që me vënien re të shenjave të para duhet të kryhet testi i alergjisë, për të zbuluar se nga vijnë irritimet dhe më pas fillimin e kurimit lidhur me këto probleme specifike. Me anë të provave në lëkurë mjeku arrin të gjejë ndaj kujt kundërvepron trupi. Në këtë mënyrë, alergjiku mund të përpiqet t´u shmanget vendeve me alergjenë të fuqishëm, ndërsa, në disa raste mjekët rekomandojnë dhe marrjen e mediakamenteve.

Alergjitë shkaktohen edhe nga substanca të tjera, sikurse pluhuri, fruta të ndryshme, përfshi kikirikët, arrat, peshku, vezët e bulmeti, etj. Alergjia ndaj ushqimeve ndodh kur sistemi imunitar reagon ndaj një proteine të veçantë ushqimore. Në përpjekje për të mbrojtur organizmin, sistemi imunitar krijon Imunoglobulin, lloj anti trupash, të cilët reagojnë ndaj ushqimit dhe kimikateve të tjera që bëhen shkak për simptoma të alergjisë që mund të prekin sistemin e frymëmarrjes, sistemin e tretjes, lëkurën dhe sistemin kardio-vaskular.


Një zemër e re artificiale kompakte dhe plotësisht e transplantueshme

Shkurt 14, 2010

Është prezantuar nga Alen Karpentier (Alain Carpentier) një prototip zemre artificiale autonome e cila pritet të implantohet tek një pacient brenda viteve të ardhshme.

Karpentier është një nga specialistet me në zë të kësaj fushe. Themelues dhe drejtues i laboratorit të transplantove te protezave kardiake të Universitetit Paris VI.

Specialisti i transplantit të organeve ne Spitalin Europian Zhorzh Pompidu (Georges Pompidou) në Paris, si dhe profesor në Shkollën e Mjekësisë Mount Sinai në Nju Jork, fitues i çmimit Lasker në vitin 2007, përveç kësaj konstruktimi i tij i fundit është rezultati i më shumë se 20 vite kërkimesh dhe studimesh.

Ideja nuk është e re ngase daton qysh nga viti 1960. Në vitin 1982 u arrit edhe implantimi i pare i një zemre artificiale, Jarvik 7, në trupin e një 61 vjeçari, Barney Clark, i cili jetoi pak me shumë se tre muaj. Megjithatë ky ekzemplar ishte shume më i madh se një zemër normale dhe personi në fjalë ishte i detyruar të qëndronte i lidhur me një kompresor te jashtëm prej 40 kilogram.

Prototipi i ri i zemrës artificiale i quajtur Carmat peshon vetëm 1200 gram, dhe në versionin final masa e sajë do te jete e reduktuar në 900 gram. Edhe pse 300 gram më e rendë se një zemër natyrale, ajo mbetet plotësisht e pranueshme nga organizmi. Carmat imiton arkitekturën e zemrës njerëzore, dhe një qark elektronik përshtat funksionimin e protezës për nevojat e pacientit. Modeli funksionon me bateri te rikarikueshme nëpërmjet një prize elektrike te vendosur në pjesën prapa veshit, një vend që shfaq veçantin e mos infektimit.

Një tjetër pikë e rëndësishme e këtij organi artificial, është fakti se është i prodhuar me materiale “bio-sintetike”, te cilat ulin ndjeshëm rrezikon e formimit te trombozave (pika të ngjizura në enë gjaku) dhe për më tepër eliminojnë rrezikun e përjashtimit dhe mospranimit të organit (në këtë rast zemrës) nga organizmi.

Kërkuesit nga shkencëtaret shpresojnë të arrijnë rezultate edhe më pozitive se sa ato të arritura nga “rivali” i tij Abiocor, një model i krijuar nga shoqëria amerikane Abiomed e cila në vitin 2006 u lejua të bënte teste mbi pacientë në rrezik për jetën. Ky i fundit shfaq një përqindje mjaft të lartë problemesh tek pacientet dhe një kohë mbijetese mesatare prej vetëm 5 muaj. Nga 12 pacientët e mbijetuar (nga 14 pacientet e testuar dy prej tyre vdiqën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale), janë regjistruar 19 aksidente kardio-vaskulare (trompoza), të cilat Carmat shpreson ti reduktoje dukshëm falë materialeve bio-sintetike të aplikuara tani e tutje.

Burimi: Futura-sciences.com

Përgatiti: Mr. Rrahman FERIZI


Duhani vret

Janar 22, 2010

Disa fakte interesante rreth duhanit.


Përgatiti: Fidan ALIÇKAJ

Pothuajse secili njeri e di se duhani është i dëmshëm për shëndetin e njeriut, madje se qonë edhe në vdekje. Kjo është vërtetuar nga studimet shkencore.

Sipas hulumtimeve të specialistëve, si pasojë e pirjes së duhanit, 80% e atyre që vdesin rreth moshës 45-50 vjeqare shkaku është pirja e duhanit.

- Në 90% të rasteve bllokimi i gjakut në damarë vjen si pasojë e pirjes së duhanit.
- Gratë që pinë duhan plaken 15 vjet më herët në krahasim më ato që nuk pinë duhan.
- Cigarja është armik i vitaminave.
- Rreziku i vdekjes nga duhani është 13 herë më i lartë se sa nga sëmundjet tjera.
- Sëmundjet kronike të zemrës dhe sëmundjet e mushkrive vërehen më shumë tek ata njerëz që përdorin rregullisht duhanin.
- Përqindja e sëmundjes së kancerit në mushkëri, tek ata të cilet pinë duhan, është 15 herë më e madhe se tek ata që nuk pinë duhan.
- Shterpësia (steriliteti) tek gratë që pinë duhan është 10 herë më e lartë se tek ato të cilat nuk pinë.
- Konsumatorët e duhanit janë më të rrezikuar nga çdo sëmundje, ngase imuniteti i tyre është më i zvogëluar.

Çështë pirja pasive e duhanit?

Pirja pasive e duhanit quhet thithja e tymit të duhanit që është përhapur rreth e përqark. Tymi i duhanit përmban 4000 përberës të ndryshëm kimik,shumë nga të cilet janë të dëmshëm për shëndetin e, ndërsa 50 prej tyre e shkaktojnë kancerin.

15% e tymit të një cigareje thithet nga personi që pi duhan ndërsa 85% e tij kalon në ajër.

Një njeri që nuk pin duhan, por që qëndron në një vend të mbyllur ku pihet cigare, për një kohë prej katër orësh merr një sasi nikotine që është barabart më atë që do të merrte nëse do të kishte pirë 10 cigare.

A e dini se?

Nëse e lini duhanin, pas njëzet minutave nga pirja e cigares së fundit e deri pas një viti trupi juaj do të ndjejë një sërë ndryshimesh të dobishme:

1. Pas 20 minutave tensioni i gjakut, rrahjet e zemrës dhe temperature e duareve dhe këmbëve normalizohen.

2. Pas 8 orëve përmbajtja e dioksid karbonit në gjakë zbret në nivelin normal.

3. Pas 24 orëve pakësohet rreziku i krizave të zemrës.

4. Pas 48 orëve përfundimet nervore fillojnë të rriten, permisohet nuhatja dhe aftësia e shijimit.

5. Pas dy javëve deri në tre muaj përmisohet qarkullimi i gjakut, ndërsa aftësitë funksionuese rriten mbi 30%.

6. Pas një viti rreziku i sëmundjes koronare të zemrës pakësohet dy herë.

Tetë këshilla nga specialistët për ta lënë duhanin

1. Besoni në vetveten dhe në suksesin tuaj.

2. Lexoni materiale serioze që t’i mësoni dëmet e cigares.

3. Qëndroni larg mjedisit ku pihet duhani.

4. Pranë vetës mos mbani sende që ju kujtojnë cigaren.

5. Rrini me njerëz të cilët ashtu si ju po përpiqen ta lënë cigaren.

6. Qëndroni larg pijes së kafes dhe të çajit të cilët mund t’ju nxitin për të pirë duhan.

7. Kur t’ju lindë dëshira për të pirë cigare shmangeni këtë ndjenjë duke ngrënë ndonje frut.

8. Mjaft me duhanin! Me duhanin që po pin i dogje mushkerit! Lere atë të shpëtosh.

Çfarë ndryshimesh ndodhin tek ata që braktisin duhanin?

Sipas specialistëve, te përsonat që braktisin duhanin ndodhin këto ndryshime:

1. Shtohet oreksi

2. Gjumi do të jetë i thellë i qetë dhe ata nuk do të vuajnë nga pagjumësia

3. Zvogëlohet rreziku i infeksioneve

4. Pakësohet lodhja

5. Shtohet aftësia dhe fuqia për punë

6. Qetësohet sistemi nervor

7. Merr fund dëmi që i shkakton familjes dhe shoqërisë

8. Pakësohet dëshira pë të konsumuar pije alkoolike

9. Nuk ndjehet erë e keqe nga goja etj.


Dhjete “spiunët” e reumatizmës

Janar 1, 2010

Flitet shpesh per reumatizmen. Ndonje dhimbje kockash kemi te gjithe. Per te kuptuar se kemi te bejme me semundjen e vertete reumatizmale, profesore te universitetit te Pavias japin dhjete shenjat per te njohur se kemi te bejme vertete me kete semundje. “Me shume se sa rregulla, behet fjale per dhjete “kembana alarmi”, per te cilet duhet ti drejtohemi mjekut te familjes, i cili do te vendose nese duhet te bejme nje vizite tek mjeku reumatolog”, thote nje profesor. Eshte e rendesishme qe te kapen sa me shpejte semundjet reumatizmale.

Ja dhjete shqetesimet qe kerkojne vemendje:
1. Dhimbje apo fryrje te kyceve te duarve apo pulseve qe zgjat me shume se tre jave.
2. Ngerci i kyceve qe zgjat me shume se nje ore ne mengjes, pas zgjimit.
3. Fryrje e papritur, i shoqeruar me pak dhimbje apo skuqje lokale i nje apo me shume kyceve ne mungese te traumes.
4. Tek te rinjte: dhimbje te tipit shiatik deri ne gju, qe rritet gjate nates, dhe qe vihet re gjate aktivitetit fizik.
5. Zbardhja e gishtave te dores kur ekspozohen gjate te ftohtit, apo emocioneve.
6. Ndjenja e tharjes ne syte, e shoqeruar me ndenjen e tharjes se gojes apo dhimbje te kyceve dhe muskulore.
7. Skuqje te fytyres, hundes, faqeve ose rreth syve, qe perkeqesohet ne ekspozimin ndaj diellit, e shoqeruar dhe me dhimbje te kyceve.
8. Tek personat mbi 50 vjec: dhimbje e papritur ne shpatulla, me veshtiresi per tu cuar nga kolltuku, vecanerisht nese shoqerohet me dhimbje koke
9. Tek femrat ne periudhen e menopauzes, apo tek pacientet qe perdorin cortison: dhimbje e papritur e kurrizit vecanerisht pas nje sforcimi.
10. Tek personat e ndjeshem ndaj psoriasis: shfaqja e dhimbjeve te kyceve apo shtylles kurrizore.

Anisa Braho


Agresiviteti demton zemren

Dhjetor 1, 2009

Karakteri agresiv dëmton zemrën. Të paktën kështu këmbëngul një ekip studiuesish amerikanë, të cilët kanë kryer një studim te gati 3 579 persona.

Punimi është publikuar në “American Journal of Epidemiology” dhe objekt studimi ka qenë fakti se si ndikon agresiviteti në shfaqjen e sëmundjeve kardiake. Sipas studiuesve personat me personalitet “të egër” janë më të riskuar për të shfaqur sëmundje të zemrës dhe kjo shpjegohet me faktin që janë më në varësi të duhanit dhe alkoolit, “armiq të fuqishëm” të antioksidantëve. “Stresi oksidativ, shkaktohet nga radikalet e lira, të cilat prodhohen normalisht nga organizmi ynë”, shpjegon Tetsuya Ohira, i Universitetit të Minneapolisit.

Nëse ulet aftësia e organizmit për t’u normalizuar, rritet rreziku për shfaqjen e sëmundjeve kardiake, tumoreve dhe sëmundjeve të tjera. Vitaminat mund të luftojnë stresin oksidativ, aty ku e rrisin duhani dhe ndotja urbane.

Ekspertët kanë vërejtur 3.579 burra dhe gra, të moshës nga 18 deri 30 vjeç, pjesëmarrës në një studim të quajtur “zhvillimi i rrezikut kardiovaskular te të rinjtë”. Studiuesit kanë matur nivelet e karotenoideve të ndryshëm, që janë pigmentet me veti të forta antioksidante si p.sh vitamina E.

Pjesëmarrësit në studim që shfaqnin karakter agresiv në momentin e studimit, pas 7 vitesh i kishin nivelet e antioksidanteve më të ulëta se personat e tjerë që ishin të qetë. “Nëse agresiviteti ul nivelin e antioksidanteve, faktorë që përfshijnë stilin e jetës si dieta, duhani dhe alkooli kanë një rol mjaft të rëndësishëm”, shpjegon Ohira. Gjithsesi nevojiten studime të mëtejshme për të shpjeguar rolin e “karakterit” në sëmundjet kardiake si p.sh infarktin.


Aspirina ndihmon pacientët me kancer në zorrën e trashë

Shtator 17, 2009

3482Ky ilaç ndihmon rrjedhën e gjakut nëpër artere. Si rezultat, pacientët me rrezik për blokim arteresh, shpesh rekomandohen nga mjeku të marrin cdo ditë një aspirinë me dozë të ulët.

Që prej kohëve të lashta, njerëzit kanë përdorur barna kundër dhimbjeve dhe temperaturës. Por shkencëtarët e kohës sonë kanë gjetur arsye të tjera për përdorimin e aspirinës. Ky ilaç ndihmon rrjedhën e gjakut nëpër artere. Si rezultat, pacientët me rrezik për blokim arteresh, shpesh rekomandohen nga mjeku të marrin cdo ditë një aspirinë me dozë të ulët. Dhe ndërsa studimet në fushën e aspirinës vazhdojnë, një studim i ri tregon se aspirina mund të ndihmojë edhe pacientët me kancer në zorrën e trashë.

Studimi i kryer mes 1 mijë e 300 pacientëve me këtë lloj kanceri tregoi se pacientët që morrën aspirinë 325 miligramëshe të paktën 2 herë në javë ishin 30 përqind më pak në rrezik të vdisnin nga kanceri në zorën e rtrashë, në krahasim me pacientët që nuk morrën aspirinë. Ky studim u krye në spitalin e përgjithshëm në Masaçusest mes pacientëve që kishin mesatarisht 11 vjet që ishin diagnostikuar me kancër në zorrën e trashë.

Por shkencëtarë të tjerë paralajmërojnë se përdorimi i asapirinës në doza të larta mund të shkaktojë dëme si në stomak, zorrë e tru, prandaj gjithmonë pacienti duhet të këshillohet me mjekun para marrjes së aspirinës./voa/


Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 35 ndjekësve të tjerë