Dëshironi shëndet dhe trup të pastër, hani limona

Gusht 28, 2012

Limonët kanë shije të tharbët, por kanë veprim alkalik në trup.

Në fakt, limoni është një nga artikujt më të mirë me veprim alkalik, çfarë do të thotë që në mënyrë të shkëlqyeshme rregullon nivelin e aciditetit në organizmin tuaj. Limonët shpesh përdoren si pjesë e ushqimeve, rrallë kush pëlqen t’i hajë të gjallë, ndërsa shumica e njerëzve pëlqejnë pijen freskuese të limonit, e njohur si limonadë. Sido që t’i konsumoni, limonët kanë veçoritë e veta shëruese të cilat duhet t’i shfrytëzoni gjithsesi.

Veçoritë alkalike të limonit rregullojnë nivelin e aciditetit në trup dhe vlerën pH. Është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat janë luftëtarë të shkëlqyer kundër infeksioneve siç janë gripi dhe ftohja.

Mëlçia juaj e adhuron limonin sepse limoni stimulon punën e mëlçisë dhe tret acidin urik.

Limonada e freskët pa sheqer është e shkëlqyeshme për detoksikimin e mëlçisë. Limoni ndihmon te pastrimi i zorrëve dhe nxit zorrët të punojnë.

Pini lëng të limonit të shtrydhur me një filxhan uji të vakët në mëngjes dhe zorrët tuaja do t’ju jenë mirënjohëse. Skorbuti është sëmundje e cila krijohet kur në trup nuk ka mjaft vitaminë C, ndërsa një nga metodat e shërimit është pirja e lëngut të limonit çdo dy deri katër orë që trupi të marrë sasinë e nevojshme të vitaminës C.

Acidi i limonit i ndihmon trupit për të tretur gurët e tëmthit dhe të veshkave. Ndihmon te reduktimi i nivelit të radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë plakjen e shpejtuar dhe shumicën e sëmundjeve. Korja e limonit përmban fitonutrientin tangeratin, i cili është dëshmuar i shkëlqyer te lehtësimi i simptomave të sëmundjes së Parkinsonit.

Shkatërron krimbat e zorrëve. Kur nuk keni mjaft oksigjen dhe ndieni vështirësi në frymëmarrje (si në alpinizëm) limoni do të jetë mjaft i dobishëm. Ka veçori të forta antibakteriale, ndërsa shkencëtarët kanë konstatuar që mund të shkatërrojë bakteret e malaries, kolerës, difterisë dhe tifos.

Grupi i përbërësve aktivë të limonit do të parandalojë gjakrrjedhjen e brendshme dhe do të ndihmojë te shërimi i tensionit të lartë të gjakut. Rutini nga limoni do të lehtësojë simptomat e sëmundjes së syve, siç është retinopatia diabetike.

Limoni përmban 22 komponime të cilat janë të shkëlqyeshme në luftën kundër qelizave të kancerit, duke përfshirë limonin, vajin i cili ngadalëson ose ndalë rritjen e kancerit të tumorit te kafshët, si edhe ndarjen e qelizave të kancerit.

Sipas ekspertëve, limoni është ushqimi i vetëm i njohur në botë i cili është anionik (elektroni i tij ka ngarkesë negative). Të gjitha ushqimet tjera janë kationike (me ngarkesë pozitive). Kjo gjë e bën jashtëzakonisht të dobishëm te ndërveprimi në mes anioneve dhe kationeve, të cilat u japin energji qelizave.


17 vjeçarja zbulon ilaçin që vret kancerin

Dhjetor 15, 2011

Angela Zhang quhet e reja e cila ia doli të zhvillojë nano grimcat që mund të futen në organizëm dhe të cilat pastaj shkatërrojnë qelizat e kancerit. Për këtë zbulim ajo fitoi shpërblimin prej 100 000 dollarësh në garën e organizuar nga kompania gjermane Siemens. Gjermanja e re ia doli të prodhojë nano grimca që mund të dërgohen direkt në tumor me ndihmën e ilaçit salnomicin. Kur arrijnë në vendin e duhur, nano grimcat shkatërrojnë qelizat amë të kancerit, duke pamundësuar shumëzimin e qelizave të sëmura. Mirëpo, ajo shkoi edhe një hap më tutje dhe në këto nano grimca futi elemente të arit dhe hekurit, që mundësojnë kontroll më të lehtë dhe joinvaziv të tumorit me ndihmën e CT skanerit dhe fotoakustikës. Ajo deklaroi se për zhvillimin e këtij projekti vendosi pasi kuptoi se cila është shkalla e vdekshmërisë te pacientët e trajtuar me ilaçe të ndryshme. Qelizat amë të kancerit janë rezistuese ndaj shumë formave të ndryshme të mjekimit, kështu që ajo vendosi të fokusohet në zgjidhjen e këtij problemi. Angela ka vetëm 17 vjet, kurse gjatë vitit 2009 ajo i ka kaluar mbi 1 000 orë në laborator duke zhvilluar nano grimcat. Dëshirë e madhe e saj është që një ditë të bëhet profesoreshë hulumtuese.


Mrekullitë shkencore në therjen e Kurbanit sipas mënyrës Islame!?

Nëntor 4, 2011

Pyetje: Dr John … Nëse prehen venat e gjakut ne pjesën e përparshme të qafës, çfarë ndodh me këtë kafshë??

Mjeku: Ajo çfarë ndodh ne aspektin shkencor kur një kafshe apo njeriu, i prehën venat në pjesën e përparme te qafës, është se këto organizma te gjalla e humbin menjëherë vetëdijen…

Pastaj Mjeku jep një shembull: nëse e varim dikend ,apo e bëjmë një presion te lehte ne pjesën e përparme te qafës tij,ai person shume shpejte do te trullosej dhe do ta humbte përqendrimin, kjo është për shkak te vështirësisë se qasjes së gjakut në tru, dhe në qoftë se periudha e presionit në qafë zgjate atëherë do ta humbte ndjesinë dhe do ti binte te fikët.

Pyetja: atëherë pra … Prerja e venave te gjakut në pjesën e përparme të qafës te kafshës se therur dhe qitja e gjakut nga trupi i kafshës se therur,e humbe vetëdijen? Mjeku Po … Natyrisht!

Pyetje: a ndien ndonjë dhimbje kafsha pasi theret ne qafe?

Mjeku: Natyrisht se jo,se kafsha e ka vetëdijen e humbur plotësisht.

Pyetje: Atëherë pse kafsha i bene ato lëvizje pas therjes,duket sikur ka dhimbje?

Mjeku: Kjo behet atëherë kur i prejmë venat ne pjesën e përparme te qafës pa i thyer asaj eshtrat e qafës sikur qe ndodhe ne ritin e therjes islame,furnizimi i trurit me gjak ndërpritet, por truri ende është gjalle,e sistemi nervor qe gjendet prapa qafës vazhdon te jete i lidhur me te gjitha gjymtyrët tjera te trupit…sistemi nervor i dërgon mesazhe zemrës, muskujve dhe organeve te brendshme te trupit te kafshës qe te dërgojnë gjake ne tru…këto organe i përgjigjen kësaj kërkese dhe fillojnë te dërgojnë gjake ne zemër, e zemra e shtynë larte për tek truri, por gjaku ne vende se te shkoj ne tru, derdhet jashtë trupit te kafshës për shkak te prerjes se venave te gjakut gjate therjes. Ne ketë mënyre vazhdon sistemi nervor ti dërgon mesazhe zemrës, deri sa te pastrohet trupi i kafshës prej gjakut te mbetur… Ndërsa mendimi i përhapur se kafsha e therur ne ketë mënyre e ndien dhimbjen, ne aspektin e vërtetuar shkencor është mendim plotësisht i gabuar,se sikur qe përmendem me pare, prerja e venave ne qafen e kafshës e bene atë qe ti humbe vetëdijen dhe i humbe ndjenjat plotësisht…
Pyetje: Ne aspektin mjekësor, a është me e dobishme te lihet gjaku ne trupin e kafshës pa u pastruar, apo pastrimi i trupit te kafshës nga gjaku??
Mjeku: Gjaku është prej ambienteve me te pëlleshme për shumimin e baktereve dhe si e tille është shume e dëmshme për trupin e njeriut. Nëse ky gjake mbetet ne mish pas vdekjes se kafshës, atëherë krijohet ambient shume i përshtatshëm për shumim te baktereve.
Pyetje: Çfarë është mendimi juaj për metodat tjera te therjeve te kafshëve, e sidomos për mënyrat e therjes qe përdoren ne shumicën e shteteve evropiane, duke e goditur kafshën ne koke, a pasi ta humbe vetëdijen e therin atë?

Mjeku: Këto mënyra te therjes kane pasoja shume te rrezikshme për shëndetin e njeriut. Kafsha nëse goditet ne koke ne ketë mënyre ngadalë ajo vdes. Kjo vdekje e ngadalshme bene qe te humbet shtresa e brendshme e zorrës trashe e cila bene eliminimin e baktereve . Ne ketë forme përhapet gjaku ne tere trupin e kafshës. Mënyra me e mire për pastrimin e mishit te kafshës nga gjaku dhe bakteret, është derdhja tërësishme e gjakut nga trupi i kafshës.

Falënderojmë Allahun për dhuntinë e madhe – ISLAMIN!

Përktheu: IRFAN SALIHU

Burimi: http://www.alajman.ws/


Dobitë shëndetsore të agjërimit

Gusht 3, 2011

“Agjëroni që të jeni të shëndetshëm” (Hadith) 

Agjërimi është një vepër që ka shumë dobi si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore. Në këtë shkrim do të përpiqemi të përmbledhim dobitë dhe ndikimin pozitiv tek shëndeti. Agjërimi gjatë 1 muaji ndikon në harxhimin e dhjamërave të depozituara gjatë 11 muajve dhe ndihmon në rënien nga pesha.

Dr. Alexis Carrel (Fitues i çmimit Nobel në mjekësi – 1940), në librin e tij “L’homme, cet inconu” – (Njeriu, ky i panjohur), thotë: “Gjatë agjërimit harxhohen dhjamërat dhe lëndët e tepërta të depozituara në trup, e më pas këto zëvendësohen me të reja, kështu ndodh një ripërtëritje në trup.”

Dobitë psikologjike të agjërimit

Gjatë agjërimit trupi ka një periudhë pushimi të plotë nga e cila përfiton në mënyrë të shpejtë.

Neuroadoptimi: Agjërimi ndihmon censorët e shijes që të përshtaten me një nivel më të ulët të kripës që merret me ushqimin, kjo gjë i mundëson trupit të adoptohet me shpejtësi me një dietë të shëndetshme me më pak kripë.

Rikalibrimi enzimatik: Gjatë agjërimit, trupi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimin e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, harxhimin e rezervave dhjamore dhe rezervimin e proteinave. Ky është dhe shkaku i përmirësimeve në gjendjen klinike të pacientëve.

Humbja në peshë: Nuk është një strategji primare për rënien nga pesha, por ndihmon.

Ndihmon në fitimin e zakoneve të një ngrënieje të rregullt.

Meqenëse reduktohet pirja e duhanit, pastrohet gjaku dhe forcohen mushkëritë.

Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit ul stresin. Stresi ndikon në cilësinë e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje.

Organizmi i obezëve gjen mundësinë e pushimit si dhe i jepet mundësia që të rregullojë mënyrën e të ushqyerit.

Detoksifikimi: Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje të tjera toksike.

Natriurezis: Agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me edem, dhe ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut, bashkë me presionin e lartë të gjakut.

Agjërimi ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitë e ndryshme dhe largon lodhjen, duke ulur kalimin e pjesëzave të vogla të patretura mirë nga zorrët në enët e gjakut.

Agjërimi ka një ndikim normalizues në sistemin autonom nervor. Ul shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit.

Agjërimi përbën një periudhë pushimi për organet e sistemi tretës:

• Mëlçia pushon 4-6 orë;

• Stomaku pushon, nuk grumbullohet acid tretës;

• Zorrët, kanë një periudhë pushimi porsa i përket sekrecionit të lëngjeve si dhe ulet ritmi i punës i muskujve. Pllakat Peyer; që ndodhen në zorrë, nën endodermë janë pjesë e sistemit mbrojtës, gjatë agjërimit bëhet revizionimi mbi to dhe njeriu bëhet më i qëndrueshëm ndaj sëmundjeve që kalojnë në sistemin tretës.

• Mosdjegia e plotë e mbeturinave të lëndëve ushqimore në enët e gjakut shkakton dëmtimin dhe konsumimin e tyre, kurse gjatë agjërimit, sidomos para iftarit, të gjitha lëndët ushqimore në gjak eliminohen.

• Veshkat gjatë agjërimit pushojnë dhe ripërtërihen.

• Gjatë agjërimit, palca e kockave (vendi ku prodhohet gjaku) ngacmohet dhe shtohet sasia e prodhuar e gjakut.

Dukuria që i prek më shumë qelizat:

Rregullimi i ekuilibrit të ujit mes qelizave si dhe brenda tyre. Gjatë agjërimit kjo zbret në minimum dhe kështu në funksionet qelizore ndodh një qetësim i rëndësishëm.

Agjërimi dhe hipertensioni:

Hipertensioni, shkaktari kryesor që kontribuon në vdekjet dhe dëmtimet në shoqëritë e industrializuara.

Në vitin 1984, qendra shëndetësore “Tru North Health Center” në USA, bëri një studim me 174 pacientë me hipertension. Kurimi ishte qëndrimi pa ngrënë, vetëm me ujë. 90 % e pacientëve u shëruan plotësisht e nuk patën më nevojë për ilaçe.

Agjërimi dhe sëmundja Alz-heimër:

Në një eksperiment të bërë me 3 grupe kaviesh. Një grup u la pa ngrënë, një grup me dietë të rreptë dhe i treti u la të hante sipas dëshirës.

Tek grupet që u lanë pa ngrënë dhe ata me dietë të rreptë, përqendrimi i sheqerit dhe i insulinës, ishte më i ulët krahasuar me kaviet që ishin të lira të hanin sipas dëshirës.

Të tre grupeve iu injektua lëndë toksike që dëmtonte qelizat e trurit, si pasojë shkaktohej sëmundja Alz heinër.

Rezultati: Qelizat e trurit në kaviet që u lanë pa ngrënë u dëmtuan më pak se ato të kavieve me dietë apo të ushqyera normalisht.

Agjërimi dhe tërheqja hënore

Agjërimi dhe largimi i Hënës nga toka, siç ndikon mbi detrat dhe oqeanet, po ashtu ndikon dhe mbi trupin e njeriut që mbi 70 % ka ujë.

Agjërimi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendor dhe trupor si dhe stabilizon efektet e tërheqjes hënore mbi organizëm.

Rekomandohet agjërimi i ditëve 13-14-15, sipas kalendarit hënor, pasi janë ditët kur rritet në maksimum tërheqja hënore dhe efektet e saj negative mbi organizëm.

Agjërimi, sekret i jetëgjatësisë

“Po ta dini agjërimi është më i dobishëm për ju.”

Trupi dhe organet e sistemit tretës duhet të punojnë vazhdimisht, pa pushim.

Të gjithë e dimë se pas një pune të lodhshme nevojitet një periudhë pushimi dhe ky është muaji i Ramazanit.

Gjatë Ramazanit eliminohen toksinat (helmet) nga trupi.

Agjërimi, shërim për shumë sëmundje

Dr. Dewey, Dr. Guelpa, Dr. Frumusan, Dr. Pauchet; janë disa nga mjekët që kanë kryer kërkime mbi agjërimin dhe kanë përdorur agjërimin me kohë të gjatë dhe të shkurtër për trajtimin e pacientëve të vet.

Dr. Dewey këshillon pacientët e vet dhe njerëzit e shëndetshëm: “Hani 2 herë (vakte) në ditë”.

Prof. Dr. Pauchet i këshillon pacientët që do të operohen, të agjërojnë para dhe pas operacionit, për të ulur në minimum rreziqet e operacionit dhe që të shpejtojnë mbylljen e plagës.

Ndryshimi mes agjërimit dhe ndenjes pa ngrënë

Kur rri pa ngrënë stomaku është në pritje të ushqimit dhe sekreton acid vazhdimisht, gjë që është e dëmshme.

Personi që agjëron e di që nuk do të hajë deri në iftar dhe truri nuk nxit sekrecionet e stomakut. Kjo mënyrë pengon mosdëmtimin e stomakut.


Shtatë rregulla të arta për ushqim dhe jetë të shëndoshë

Qershor 19, 2011
Ata që deri më tash nuk janë përkujdesur për të ushqyerit e tyre, duhet që t’i kenë parasysh këto këshilla

• Furnizojeni trupin tuaj me sasi të reduktuar të ushqimit, mirëpo, në vend të kësaj me ushqim sa më kualitativ që është e mundur.

• Rregulla themelore e të të ushqyerit bashkëkohorë, të cilën duhet ta ndjekë çdonjëri, thotë: më shumë pemë dhe më shumë perime, më shumë peshk sesa mish.
Ushqehuni në mënyrë modeste me karbohidrate, para së gjithash me bukë nga mielli i bardhë.

• Pak yndyrë, shumë pak sheqer.

• Përafërsisht çdo orë nga një gotë ujë. Uji nuk përmban kalori, e mbushë lukthin dhe e ngadalëson urinë.

• Shmanguni dietave. Gjatë dietës trupi punon në modusin kursyes; nxjerr shumë nga ata pak ushqim që i jepet. Pas përfundimit të dietës do të shtoni shumë shpejt prapë peshë. Paraqitet efekti i bumerangit.

• Pa ushtrime apo lëvizje trupore as ushqimi i shëndoshë nuk ka aspak efekt pozitiv. Njeriu mundet të jetoj shëndosh vetëm atëherë kur masa muskulore ruhet, ndërsa yndyra shpenzohet, në rastin ideal, masa yndyrore zëvendësohet me masë muskulore. Për këtë nuk duhen ushtrime të rënda trupore. Mjafton që gjatë ditës të ecni më shumë, jo secilin hap ta kaloni të ulur në veturë.

• Dhe mos harroni se krahas të ushqyerit të shëndetshëm janë të rëndësishme edhe disponimi i mirë, të menduarit pozitiv, komunikimi me të tjerët. Çdo racion duhet të jetë si një argëtim me ushqim të shëndetshëm.


Mrekullia në trupin tënd

Maj 29, 2011

Gjatë procesit të frymëmarrjes mbushen me oksigjen 400 milion alveola në mushkëritë tona. Sipërfaqja e alveolave është 150 m2 . Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut është organi  muskulor më aktiv gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret e lëshohet (kontrakton) 11 mijë herë në orë, afro 264 mijë herë gjatë ditës, afro 670 milion herë për 70 vjet jetë.

Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë. Ai përbëhet nga 100 miliard qelizash të përhimta e barabartë me një potencial mbi 10 mijë programe kompjuterike në veprim të përhershëm. Sipërfaqja e këtyre kompjutërve është 250 mijë km2 (sa gjysma e sipërfaqes së Francës). Të shtojmë edhe diçka: nevojitet pak dashuri dhe intimitet për të lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta realizojë kurrë asnjë kompjuter.

Çdo ditë shkenca zbulon gjëra të reja tek njeriu. Biologët e universitetit të Miçigenit zbuluan në lëkurë dhe në flokë të njeriut metale si: argjendi, plumbi, kallaji, zinku, hekurri, bakrri dhe alumini.

Ciklonet dhe anticiklonet rrallë herë kalojnë shpejtësinë 130 deri 140 km në orë, kurse shpejtësia e ajrit që del prej mushkërive nëpër kordhat zanore gjatë tështitjes arrin shpejtësinë 390 km në orë. Çfarë mrekullie e Krijuesit !

Në realitet ne jemi “qënie elektrike” ngase që të 60.000 miliardë qelizat e njeriut funksionojnë  në saj të elekticitetit natyror të tyre, që i dhuroi Mjeshti i përsosur, Allahu i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Shkenca e mjekësisë thotë se çdo qelizë e trupit tonë është një uzinë në miniaturë, nga brendia e elektrizuar me elkticitet negativ, ndërsa nga jashtë me elektricitet pozitiv.

Në këtë sistem gjenial bazohet metabolizmi ynë. Me anë të elektrokardiogramit (EKG) dhe elektroencefalogramit (EEG) ne sot mund të regjistrojmë elektricitetin që emiton zemra dhe truri.

Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Po edhe në veten tuaj. A nuk po e shihni?” (Dharijat, 21)

Shumë njerëz e lexojnë këtë ajet pa u thelluar shumë në fjalët kuptimplota që i përmban ai. Duke analizuar me vëmendje këtë ajet dhe duke vështruar vetveten do të gjejmë shumë shenja dhe argumente në veten tonë.

Ndodh që dikush thotë: unë jam zotërues i vetvetes, unë e kontrolloj vetveten dhe bëj çfarë të dua e ç’të më teket. Kjo nuk është e vërtetë, sepse trupi i njeriut është pronë e Allahut të Plotfuqishëm.

A thua mund ta detyrosh të pushojë pak zemrën  që rreth pa ndërprerë? Ose nëse ndalet rastësisht, a mund ta bësh të lëvizë përsëri? Si ke guxim të pohosh se e ke nënkontroll dhe ia ke nënshtruar zemrën vullnetit tënd. Kur fle, zemra rreh pa u ndalur.

Po frymëmarrja? A thua ti merr frymë me vullnetin tënd? Duhet ta dish se frymemarrja është një veprim që kryhet instiktivisht 16 herë në minutë, pa dëshirën dhe insistimin tënd. Kur asaj i jepet urdhëri hyjnor për t’u ndalur, atëherë atë nuk mund ta rikthejë kush përsëri.

Po stomaku dhe gjithë ajo që gjendet në të, shqetësimet dhe reaksionet gjatë tretjes së ushqimit. Po lëngjet që tajiten nga gjendrat e shumta endokrine, a thua të gjithë këto kryen sipas vullnetit tënd?

Po zorrët dhe lëvizja e ushqimit nëpër to, mënyra si i absorbojmë materiet e dobishme për organizimin dhe zhvillimin e tij dhe si i nxjerrim jashtë materiet e dëmshme. A thua të gjitha këto veprime kryen sipas vullnetit tënd, a po kryen pa i hetuar fare?

Po rruazat e bardha të gjakut (leukocidet) të cilat konfrontohen me mikrobet në çastin kur ato hyjnë në trup? Leukocidet, së pari, e përcaktojnë mënyrën se si t’i shkatërrojnë mikrobet, në mënyrë që palca kurrizore të stimulojë tajimin e materieve të mjaftueshme imunitive për t’i mbytur mikrobet. A mos jep urdhër ti për këtë operim të brendshëm, i cili i  ngjan një beteje të vërtetë vetëmbrojtëse? A mos i përcakton ti me mijëra procese biokimike që zhvillohen për çdo sekondë në trupin tënd ?

Pra, të gjitha këto i nënshtrohen vullnetit të Zotit. Ato e kryejnë misionin e tyre pa u ndalur, kurse ti nuk e heton fare këtë.

Allahu i Lartësuar ishte tejet i mëshirshëm ndaj nesh kur i krijoi të gjithë këto funksione vitale për trupin tonë dhe ua nënshtroi vetëm vullnetit të vet, përndryshe njeriu as nuk do të mund të jetonte, as nuk do të mund të punonte, as nuk do të mund të kryente misionin e tij në ndërtimin dhe rregullimin e kësaj ekzistence-gjithësie.

Po ç’do të ndodhte sikur zemra t’i nënshtrohej vullnetit tonë? Sigurisht se do të mbeteshim gjithmonë zgjuar për t’u kujdesur  që zemra jonë të rrahë normalisht.

Po t’i nënshtrohej stomaku vullnetit tonë, atëherë do të na ishin dashur shumë orë që pas çdo racioni të ushqimit ta përcjellim operacionin tretës të ushqimit. Kurse, po t’i nënshtrohej qarkullimi i gjakut vullnetit tonë, truri nuk do të mund të vazhdonte kurrsesi misionin në këtë jetë, sepse ai është i zënë dhe i preokupuar me qindra e mijëra funksione të cilat kryen çdo minutë.

Të gjithë shembujt që sollëm më sipër, njihen nga njerëzit dhe këtë Allahu i Lartësuar e ka bërë me qëllim që t’ua tërheq vërejtjen se nuk kemi subjektivitet personal, por çdo gjë është në kompetencë të Allahut të Plotfuqishëm.

Allahu i  Lartësuar thotë duke na përkujtuar vazhdimisht: “A nuk menduan ata në veten e tyre…” (Rrum,)

Shkëputur nga libri me titull “Kurani dhe shkenca bashkëkohore” i Ali Iljazit


Ushqimet më të mira për zemrën tuaj

Prill 17, 2011

1. Bajamet
Vitamina B2 (riboflavin), vitamina E, magnezi dhe zinku bëjnë që një grusht bajamesh të jenë të mira për zemrën dhe disponimin tuaj. Vitamina B dhe magnezi ndihmojnë në prodhimin e serotonës, që ndihmon në përmirësimin e disponimit. Zinku po ashtu është treguar që ndihmon të luftohen disa efekte negative të stresit, përderisa vitamina E është një antioksidant që shkatërron radikalet e lira që kanë të bëjnë me stresin dhe sëmundjet e zemrës. Ato janë më të përshtatshme përmes shujtave sesa një qese me patate të fërguara. Ose shtoni disa të tilla në ushqimin e mëngjesit.
Si të ruhen: Blini bajame të pjekura e të pakripura nga kazanët e mëdhenj dhe merrni vetëm aq sa keni nevojë për një çmim më të ulët për gram sesa ai i arrave të paketuara.

2. Shpargu

Shpargu ka përbërës të shëndetshëm dhe antiinflamator për zemrën sikurse vitaminat C dhe D. Po ashtu ka masë më të ulët të kalorive dhe zihet shpejt. Fërgojini apo zieni me sheqer bizeleje dhe pasta prej mielli integral, me vaj ulliri, lëng portokalli dhe një copëz djathi parmezan dhe përgatituni për një ushqim (shumë të shëndetshëm) si për një mbret apo mbretëreshë.
Si të ruhet: Blijeni kur është i freskët në pranverë ose në fillim të verës, kur prodhimet fillojnë të dalin në treg. Shpargu i konservuar humb paksa gjatë transformimit, pra mënyra më e mirë do të ishte lënia në dollap por edhe ngrirja do të ishte metodë e mirë për ta mbajtur të freskët.

3. Fasulja

Fasulja përmban më shumë proteina sesa të gjitha bimët e tjera – vetëm një filxhan fasule ofron një të katërtën e proteinave për të cilat kemi nevojë çdo ditë.
Fasulja përmban edhe vitamina të shëndetshme për zemër dhe antistres, si janë vitamina B, hekuri dhe kalciumi . Po ashtu, konsiderohet edhe si “pastrues natyral” sepse kalon nëpër zorrë dhe ka aftësi të eliminojë kolesterolin. Përdorni fasulet edhe në supë dhe përzieni me lloje të ndryshme të perimeve si domatet, karotat dhe shtoni piper djegës. Përgatitini ato me dy lugë vaj ulliri, pak hudhër, kripë, biber për fasule sipas stilit mesdhetar.
Si të ruhen: Mos iu ndani fasuleve në kanoçe kur janë me ulje çmimi, fasulet e thata janë gjithmonë më të lira, por marrin më shumë kohë për t’u zier.

4. Boronicat

Pothuajse të gjitha frutat janë të mira për ju, duke përfshirë qershitë, dredhëzat, mangot dhe pjeshkat. Por boronicat kanë efekt për t’ju pajisur me antioksidantë dhe vitamina C, të dy këta përbërës të fuqishëm kundër stresit. Kanë pak kalori dhe sheqer kështu që mund t’i shijoni me ëndje pa e pasur vesin se ju shkaktojnë probleme me zemër ose ju trashin. Boronicat po ashtu janë të mira për lehtësimin e dhimbjeve dhe po ashtu ju ndihmojnë të largoni stresin. Hani kur ato janë të freskëta nga shporta ose përzieni me jogurt, banane dhe akull.
Si të ruhen: Vera është koha e boronicave, në të kundërtën boronicat e ngrira mund t’i përdorni gjatë dimrit (dhe mund të jenë më të freskëta sesa ato që kanë udhëtuar me kilometra deri në dyqan).

5. Brokoli

Brokoli është i pasur me vitamina B dhe acid folik, të cilat mund të ndihmojnë për largimin e stresit, ankthit, panikut dhe depresionit. Futeni brokolin në mikrovalë dhe avullojeni për disa minuta. E kulloni dhe e copëtoni dhe e vendosni në enë xhami ose enë tjetër joreaktive, dhe e mbuloni me një copë letre kuzhine, jo plastikë, për disa minuta për të pasur ushqyeshmëri optimale. Shtoni lëng limoni të shtrydhur, vaj ulliri dhe nëse guxoni edhe një sasi të piperit të kuq dhe do të keni një pjatë të mrekullueshme sublime dhe po aq të thjeshtë.
Si të ruhet: Gjethet e freskëta të brokolit i keni në dispozicion gjatë gjithë vitit, por mund edhe të bëni rezerva kur gjendet me ulje në treg. Vetëm e lagni me ujë të vluar të kripur për 3-4 minuta dhe pastaj e ngrini për deri dy muaj.

6. Çokollata

Çokollata e zezë (që ka së paku 75 për qind kakao, më e mira është 85 për qind) nuk është vetëm zvogëluese e stresit – kush s’do ta donte një copë çokollate – por mund të jetë edhe e shëndetshme për zemrën gjithashtu. Një studim, i realizuar nga hulumtuesit e Universitetit të Scranton në Pennsylvani, ka treguar që ngrënia e 6 pjesëve të çokollatës së zezë brenda ditës ka ulur kolesterolin e keq. Dhe kjo nuk është e gjitha. Një tjetër hulumtues ka gjetur që kakao përmban fenole – kompozime antiseptike dhe antiinflamatore që mund të zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës duke i mbajtur substancat yndyrore larg nga oksidimi i gjakut dhe duke parandaluar mbylljen e artereve tuaja. A keni vërtet nevojë për sugjerim servimi kur është fjala për çokollatën?
Si të ruhet: Uljet e festave janë kohë e mirë për pazar të mirë dhe për të gjetur këtë ushqim të mirë për ju me çmim të volitshëm.

7. Jeshilet gjethore

Spinaqi, lakra jeshile, zarzavatet e tjera, duke përfshirë edhe kokën e rrepave, janë të gjitha ushqime të mrekullueshme për t’iu dhënë hekur dhe shumë vitaminë C, të dyja të mira për eshtra, dhëmbë dhe flokë të forta, dhe po ashtu edhe vitaminë A e magnezium, që janë shumë të mira për t’ju mbajtur të qetë. Zieni një ose më shumë zarzavate me lëngë limoni ose portokalli dhe hudhër, ose bëni pure me mish pule me sodium të ulët ose supë perimesh dhe fasule të bardhë për një supë të mrekullueshme.
Si të ruhen: Zarzavatet e freskëta, të parregulluara janë përgjithësisht më pak të shtrenjta se të pastruarat dhe të paketuarat. Spinaqi i ngrirë është tejet i volitshëm. Merreni, bëni rezerva dhe futeni në frigorifer një sasi që iu shërben për tre muaj

8. Mishi i viçit

Jeni befasuar se edhe kjo ndodhet në listë, megjithëse keni dëgjuar paralajmërimet e ekspertëve se duhen shmangur gjërat e kuqe? Mos u befasoni. Mishi i viçit është shumë i mirë për stresin. Është i pasur me zink, hekur dhe vitaminë B (e të mos përmendim proteinat), që të gjitha të njohura për efektin qetësues dhe lumturues që kanë në ne. Po ashtu është shumë i ngjeshur, që na bën të ndihemi të ngopur dhe plot për një kohë të gjatë. Shmanguni pjesëve të mishit të viçit me dhjam dhe blini vetëm copat që kanë rreth 95 për qind të mishit. Kërkoni pra pjesët si file, kundërfile, stejk dhe kini kujdes të merrni 130-180 gramë kur vërtet ua ka ënda.
Si të ruhet: Mishi mund të jetë i kushtueshëm, por për fat të mirë nëse e merrni në copëza mund të jetë më pak i shtrenjtë. Supermarketet pothuajse kudo kanë oferta javore. Nëse keni hapësirë në frigorifer, atëherë shfrytëzojeni për të vendosur mishin.


Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 36 ndjekësve të tjerë