A E NJIHNI KËTË NJERI?

Shtator 15, 2012

Ju ndoshta jeni një ateist ose një agnosticist; ose ndoshta i përkisni ndonjë sekti fetar (ose feje të emëruar) që ekziston sot në botë.
Ju ndoshta jeni një komunist ose një besimtar i demokracisë dhe lirisë.
S’ka rëndësi çfarë jeni ju, s’ka rëndësi se cilat janë besimet tuaja ideologjike dhe politike dhe se çfarë zakonesh personale dhe shoqërore ju ndodhin.

 

JU DUHET TA NJIHNI KËTË NJERI!

Në emër të All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Enciklopedia angleze pohon:

“… një shumë detajesh nga burime të hershme tregojnë se ai ishte njeri i drejtë dhe i ndershëm, i cili kish fituar respektin dhe besnikërinë e të tjerëve që ishin po njerëz të ndershëm dhe të drejtë.” (Vëll. 12)

Bernard Sho tha për atë: “Ai duhet të quhet Shpëtimtari i Njerëzimit. Besoj se nëse një njeri si ai do të merrte përsipër drejtimin e botës moderne, ai do t’ia dilte mbanë në zgjidhjen e problemeve të tij rrugës që do të sillte paqen dhe lumturinë e nevojshme. (Islami i vërtetë, Singapor, vëll. 1, V.8.1976)

Ai predikoi një fe, krijoi një shtet, ndërtoi një komb, shtroi një kod moral, filloi një numër reformash sociale e politike, vendosi një shoqëri të fuqishme dhe dinamike, që të praktikonte dhe paraqiste mësimet e tij dhe në mënyrë të plotë revolucionarizoi botën e mendimit dhe sjelljes njerëzore për çdo kohë që vinte.

EMRI I TIJ ËSHTË MUHAMMED
Paqja e Zotit qoftë me të!

I lindur në Arabi në vitin 570, nisi misionin e tij të predikimit të Besimit të Fesë Islame (përulje vetëm ndaj një Zoti) në moshën 40 vjeçare dhe u largua nga kjo botë kur ishte 63 vjeç.

Gjatë kësaj periudhe të shkurtër 23 vjeçare të pejgamberisë, ai ndryshoi Gadishullin Arab nga paganizmi dhe idhujtaria në adhurimin e një Zoti të vetëm, nga grindjet dhe luftërat fisnore në solidarizimin (bashkimin) dhe kohezionin e kombit, nga dehja dhe shthurja në mendjekthjelltësi dhe mëshirë, nga paligjshmëria dhe anarkia në një disiplinë të gjallë, nga falimentimi i plotë në standardet më të larta të moralit të shkëlqyer. Historia njerëzore kurrë s’ka njohur më parë një transformim kaq të plotë të një populli ose të një vendi – dhe mendoni të gjitha këto mrekulli të pabesueshme (pikërisht në dy dhjetëvjeçarë).

Lamartini, historian i njohur, duke folur për mrekullitë thelbësore të madhështisë njerëzore thotë:

“Në qoftë se madhështia e qëllimit, thjeshtësia e mendimeve dhe rezultatet befasuese janë tre kriteret e gjeniut njerëzor, kush do të mund të guxonte ta krahasonte çdo njeri të madh në historinë njerëzore me Muhammedin? Njerëzit më të famshëm krijuan vetëm armët, ligjet dhe perandoritë. Ata themeluan, nëse asgjë më tepër, jo më shumë se materiale të fuqishme të cilat shpesh u thërrmuan përpara syve të tyre. Ky njeri zhvendosi (lëvizi) jo vetëm armët, legjislacionet perandorake, popujt dhe dinastitë, por edhe miliona njerëz me 1/3 e atyre në botën a pabanuar dhe më tepër se kjo, ai ndryshoi altarët, perënditë, fetë, idetë, besimet dhe shpirtrat… durimi i tij në fitoren, ambicia e tij e cila ishte plotësisht e devotshme për një ide dhe në njëfarë mënyre orvatje për një perandori, lutjet e tij të pafundme, bisedimet e tij mistike me Zotin, vdekja e tij dhe triumfi i tij pas vdekjes, të gjitha këto vërtetojnë jo për një mashtrim por për një bindje të fortë, e cila i dha atij fuqinë për të rivendosur një besim. Ky besim ishte dypalësh, uniteti i Zotit dhe jomaterializmi i Zotit; treguesi i mëparshëm tregon se çfarë është Zoti, treguesi i mëvonshëm se çfarë nuk është Zoti: përmbysës i perëndive false me shpatë, vendosës ideje me fjalë.

Filozof, orator, apostull, ligjvënës, luftëtar, pushtues i ideve, formulues i parimeve të arsyeshme, i një besimi pa imazhe, themeluesi i 20 perandorive tokësore dhe i një perandorie shpirtërore, ky është MUHAMMEDI.

Në lidhje me të gjitha standardet me të cilat madhështia njerëzore mund të matet, më duhet t’ju pyes: A ka ndonjë njeri më madhështor se ai? (Lamartini, “Historia e Turqisë”, Paris, 1854, vëll. II, faqe 276-277).

Bota ka pasur pjesën e personaliteteve të mëdha. Por, kjo ishte njëra anë e figurave që shquheshin vetëm në një ose dy fusha, në mendimin njerëzor ose udhëheqje ushtarake. Jeta dhe mësimet e këtyre personaliteteve të mëdha të botës janë fshehur në mjegullajën e kohës. Ka aq shumë spekulime rreth kohës dhe vendit të lindjes së tyre, mënyrës dhe stilit të jetës së tyre, natyrës dhe thelbit të mësimeve të tyre dhe shkallës së madhësisë së suksesit apo dështimit (rënies) së tyre, saqë është e pamundur për njerëzimin të rindërtojë në mënyrë të përpiktë jetën dhe mësimet (veprat) e këtyre njerëzve.

Muhammedi u përkrye në mjaft fusha të ndryshme të mendimit njerëzor dhe u paraqit si një zjarr i madh në historinë njerëzore. Çdo detaj i jetës së tij private dhe deklaratat publike, kanë qenë të dokumentuara saktësisht dhe të ruajtura me besnikëri për ditët tona. Autenticiteti i të dhënave kaq të ruajtura është vërtetuar jo vetëm nga besnikët vijues, por edhe nga kritikat e tij të paramenduara.

Muhammedi ishte një mësues fetar, një reformator shoqëror, një udhëheqës moral, një kolos administrativ, një mik besnik, një shok i mrekullueshëm, një burrë i devotshëm (bashkëshort), një baba i dashur – gjithçka ishte ai. Asnjë njeri tjetër në histori s’e kaloi ose s’u barazua me të në çdo aspekt të ndryshëm të jetës, pasi ishte vetëm qëndresa e personalitetit të Muhammedit që arriti një përkryerje kaq të pabesueshme.

Mahatma Gandi, duke folur për karakterin e Muhammedit, thotë me “Young India” (India e Re):

“Do të dëshiroja të njihja nga më të mirët e atyre që mbajnë sot pushtet të padiskutueshëm mbi miliona zemra të njerëzimit… Unë u binda se nuk ishte shpata ajo që fitoi një vend për Islamin në këto ditë intriga të jetës. Ishte thjeshtësia e plotë e Të Dërguarit, devocioni i fortë i tij për miqtë e vet dhe ithtarët, guximi i tij, besimi i tij absolut tek Zoti dhe misioni i tij. Kjo dhe shpata mbajtën çdo gjë lart përpara tyre dhe kapërcyen çdo pengesë. Kur unë mbarova vëllimin e 2-të (të jetëshkrimit të Pejgamberit), më erdhi keq se për mua nuk kishte më asgjë për të treguar për jetën e madhe.”

Tomas Karlail te vepra e tij “Heronjtë dhe të admiruarit”, u habit mjaft se “si një njeri i mbajtur thjesht, arriti të bashkonte me kujdes fiset dhe beduinët endacakë në një komb mjaft të fuqishëm e të civilizuar për më se dy dhjetëvjeçarë.”

Divën Çend Sharmë shkruan: “Muhammedi ishte shpirti i mirësisë dhe ndikimi i tij u ndie dhe kurrë nuk do të harrohet nga njerëzit përreth tij.” (D.C. Sherma, The prophets of the East”, Arlicuto, 1935, fq. 12).

Eduart Gibën dhe Simon Oklei duke folur për shfaqjen e Islamit, shkruajnë se: “Unë besoj tek një Zot dhe Muhammedi, I Dërguari i Tij”, është shfaqja e thjeshtë dhe e pandryshueshme e Islamit.

Imazhet intelektuale të Parisit s’kanë qenë degraduar nga çfarëdo idhull i dukshëm; nderimi i Të Dërguarit kurrë s’e ka shkelur madhështinë e virtyteve njerëzore; dhe porositë e tij kanë penguar (kontrolluar) mirënjohjen e dishepujve të tij brenda kufijve të arsyes dhe fesë.” (Historia e Perandorisë Saraçene, Lander 1870, f. 54).

Muhammedi nuk ishte aspak më tepër ose më pak se një qenie njerëzore. Pra, ai ishte një njeri me një mision fisnik, i cili ishte për bashkimin e njerëzimit në adhurimin e Një dhe vetëm të një Zoti dhe t’ua mësonte atyre rrugën e jetës së ndershme e të drejtë sipas porosive të Zotit. Gjithmonë e paraqiste veten si “një shërbyes dhe emisar i Zotit” dhe me të vërtetë, çdo veprim i tij shpallet i faktuar.

Duke folur për aspektin e barazisë përpara Zotit në Islam, poetja e famshme indiane, Sarajini Naidu, thotë: “Është feja e parë që predikoi dhe praktikoi demokracinë, sepse në xhami kur dëgjohej thirrja për t’u lutur dhe adhuruesit grumbulloheshin, demokracia e Islamit mishërohej pesë herë në ditë, kur fshatarët dhe mbreti gjunjëzoheshin pranë-pranë dhe proklamonin: “Vetëm Zoti është më i Madh.”

“Kam qenë e befasuar sa herë e më tepër nga ky bashkim i padukshëm i Islamit që e bën njeriun instinktivisht një vëlla.” (S. Naidu, “Idealet e Islamit”).

Në fjalët e profesor Hurgronje: “Lidhja e kombeve themeluar nga I Dërguari i Islamit, vendosi parimet e unitetit ndërkombëtar dhe vëllazërimin njerëzor me themele kaq universale saqë u tregon dritën (qiriun) kombeve të tjera.”

Ai vazhdon: “Është e vërtetë se asnjë komb në botë nuk mund të shfaqë një krahasim me atë çfarë Islami ka bërë përpara realizimit të idesë së Lidhjes së Kombeve.”

Bota nuk ka hezituar së ngrituri lart hyjnitë, individët, jeta dhe misioni i të cilëve kanë humbur nëpër legjenda.

Çdo përpjekje e tij ishte për qëllimin e vetëm të bashkimit të njerëzimit për adhurimin tek një Zot i vetëm, vendosur kjo sipas kodit moral. Muhammedi ose pasuesit e tij, në çdo kohë, kurrë s’kanë pretenduar se ai ka qenë pasardhësi i Zotit ose mishëruesi i Zotit ose njeri hyjnor – por përherë ka qenë dhe është konsideruar edhe sot vetëm si një emisar i zgjedhur nga Zoti.

Michael M. Hart në veprën e tij për njerëzit e famshëm që kontribuan në dobinë dhe ngritjen morale të njerëzimit, shkruan: “Zgjedhja ime për Muhammedin si kryesor i listës së personave më me ndikim në botë, do të habisë ndoshta disa lexues dhe do të pyetem nga të tjerë, por ai ishte i vetmi njeri në histori që në mënyrë madhështore ishte i suksesshëm njëkohësisht në besimet fetare dhe nivelet shekullore (M.H. Hart, “100 njerëzit më me ndikim në histori.” New York, 1978, f. 35).

Sot, pas një intervali prej 14 shekujsh, jeta dhe mësimet e Muhammedit kanë mbijetuar pa humbjet më të vogla, pa ndryshime ose interpohime. Ato afrojnë të njëjtën shpresë të pavdekshme për trajtimin e mbarë njerëzimit të sëmurë (që ishte kur ai ishte gjallë). Kjo nuk është një kërkesë e pasuesve të Muhammedit, por konkluzioni i pashkëputur i theksuar nga një histori kritike dhe e paanshme.

Së fundi, ju do të mund të ndaleni një çast së menduari për qenien njerëzore dhe t’i thoni vetvetes:

“A munden këto pohime të tingëllojnë në mënyrë kaq të jashtëzakonshme dhe të jenë të vërteta? Dhe mendoni, nëse ato të jenë të vërteta dhe ju nuk e njihni MUHAMMEDIN ose nuk keni dëgjuar për të, a nuk është koha që ju t’i përgjigjeni kësaj sfide dhe të bëni përpjekje për ta njohur atë?

Nuk do t’ju kushtojë asgjë, por duhet të provoni që të jeni në fillim të një epoke të re në jetën tuaj.

Ne ju ftojmë që të bëni një njohje ndaj këtij njeriu të mrekullueshëm, Muham­medit (paqja qoftë mbi të), ngjashmëria e të cilit kurrë s’ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë në periudhat e zhvillimit të kësaj bote.


Dëshironi shëndet dhe trup të pastër, hani limona

Gusht 28, 2012

Limonët kanë shije të tharbët, por kanë veprim alkalik në trup.

Në fakt, limoni është një nga artikujt më të mirë me veprim alkalik, çfarë do të thotë që në mënyrë të shkëlqyeshme rregullon nivelin e aciditetit në organizmin tuaj. Limonët shpesh përdoren si pjesë e ushqimeve, rrallë kush pëlqen t’i hajë të gjallë, ndërsa shumica e njerëzve pëlqejnë pijen freskuese të limonit, e njohur si limonadë. Sido që t’i konsumoni, limonët kanë veçoritë e veta shëruese të cilat duhet t’i shfrytëzoni gjithsesi.

Veçoritë alkalike të limonit rregullojnë nivelin e aciditetit në trup dhe vlerën pH. Është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat janë luftëtarë të shkëlqyer kundër infeksioneve siç janë gripi dhe ftohja.

Mëlçia juaj e adhuron limonin sepse limoni stimulon punën e mëlçisë dhe tret acidin urik.

Limonada e freskët pa sheqer është e shkëlqyeshme për detoksikimin e mëlçisë. Limoni ndihmon te pastrimi i zorrëve dhe nxit zorrët të punojnë.

Pini lëng të limonit të shtrydhur me një filxhan uji të vakët në mëngjes dhe zorrët tuaja do t’ju jenë mirënjohëse. Skorbuti është sëmundje e cila krijohet kur në trup nuk ka mjaft vitaminë C, ndërsa një nga metodat e shërimit është pirja e lëngut të limonit çdo dy deri katër orë që trupi të marrë sasinë e nevojshme të vitaminës C.

Acidi i limonit i ndihmon trupit për të tretur gurët e tëmthit dhe të veshkave. Ndihmon te reduktimi i nivelit të radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë plakjen e shpejtuar dhe shumicën e sëmundjeve. Korja e limonit përmban fitonutrientin tangeratin, i cili është dëshmuar i shkëlqyer te lehtësimi i simptomave të sëmundjes së Parkinsonit.

Shkatërron krimbat e zorrëve. Kur nuk keni mjaft oksigjen dhe ndieni vështirësi në frymëmarrje (si në alpinizëm) limoni do të jetë mjaft i dobishëm. Ka veçori të forta antibakteriale, ndërsa shkencëtarët kanë konstatuar që mund të shkatërrojë bakteret e malaries, kolerës, difterisë dhe tifos.

Grupi i përbërësve aktivë të limonit do të parandalojë gjakrrjedhjen e brendshme dhe do të ndihmojë te shërimi i tensionit të lartë të gjakut. Rutini nga limoni do të lehtësojë simptomat e sëmundjes së syve, siç është retinopatia diabetike.

Limoni përmban 22 komponime të cilat janë të shkëlqyeshme në luftën kundër qelizave të kancerit, duke përfshirë limonin, vajin i cili ngadalëson ose ndalë rritjen e kancerit të tumorit te kafshët, si edhe ndarjen e qelizave të kancerit.

Sipas ekspertëve, limoni është ushqimi i vetëm i njohur në botë i cili është anionik (elektroni i tij ka ngarkesë negative). Të gjitha ushqimet tjera janë kationike (me ngarkesë pozitive). Kjo gjë e bën jashtëzakonisht të dobishëm te ndërveprimi në mes anioneve dhe kationeve, të cilat u japin energji qelizave.


Thëniet e mendimtarëve me famë botërore rreth Islamit,Kur’anit dhe Muhammedit alejhi selam

Gusht 8, 2012

Në këtë artikull do të përmbledhim fjalët dhe mendimet e disa mendimtarëve të shquar botërorë, të cilët, pas studimeve të thella, kanë dhënë deklaratat e tyre për Fenë Islame, Kur’anin e Madhërishëm dhe për Muhammedin a.s.. Të shkruhen të gjitha mendimet e njerëzve të shquar botërorë do të duhej të përmblidheshin në një libër, pasi janë të shumta, por në këtë artikull do të përmendim veç disa prej tyre.
Feja islame, që i është shpallur Muhammedit a.s., është vazhdimi dhe kulminacioni i të gjitha religjioneve paraprake të shpallura, e kësisoj ai është për të gjitha kohët dhe për të gjithë njerëzit.
Këtë herë nuk do t’i gjurmojmë thëniet e dijetarëve islamë, por do të paraqesim pohimet e joithtarëve të Islamit, një pjesë e të cilëve pas studimeve kaloi në Islam.

TOMAS ARNOLD “Thirrja në Islam” – “Ne asnjëherë nuk kemi dëgjuar për ndonjë përpjekje për të detyruar jomuslimanët për të pranuar Islamin apo për ndonjë persekutim të organizuar që ka për qëllim zhdukjen e Krishterimit. Në qoftë se kalifët do të kishin zgjedhur një nga këto plane, ata do ta kishin fshirë Krishterimin nga faqja e dheut po aq lehtë siç u bë me Islamin gjatë kohës së Ferdinandit dhe Isabelës në Spanjë; me të njëjtën metodë që ndoqi Luigji XIV për ta bërë Protestanizmin një besim, ndjekësit e të cilit dënoheshin me vdekje; apo me të njëjtën lehtësi që u mbajtën hebrenjtë larg Britanisë për më tepër se 350 vjet…”

DE LACY O’LEARY “Islam at the Crossroads”, London, 1923, pp. 8 – “Historia, ndërkaq, na mëson se legjenda mbi muslimanët fanatikë që kaluan botën me furi dhe që i detyruan racat e pushtuara ta përqafojnë Islamin me majat e shpatave të tyre, është njëri ndër mitet më absurde fantastike, të cilën historianët ndonjëherë e kanë përsëritur.”

M. L. STODDARD “The Religion of All Prophets”, Pakistan, pp. 56 – “Ngritja e Islamit është mbase ngjarja më e çuditshme në historinë e njerëzimit. Duke buruar nga një vend dhe nga një popull, më parë fare të papërfillur, Islami brenda një shekulli u përhap në mbi gjysmën e rruzullit tokësor duke zhdukur perandori të mëdha, duke përmbysur religjione më të vjetra, duke reformuar shpirtrat e forcave dhe duke ndërtuar një botë të re, botën e Islamit.”

W. MONTOGOMERY “Watt, Islam and Christianity Today”, London, 1983, pp. IX – “Mendoj se shprehjet e ngulitura në Kur’an dhe shprehjet e tjera të vizionit islamik janë një thesar i madh: së vërtetës hyjnore nga të cilat unë dhe oksidentalistët e tjerë mund të mësojnë akoma shumë dhe se Islami është një luftëtar i fuqishëm për të na dhënë skeletin themelor të një religjioni të së ardhmes.”

H. A. R. GIBB “Wither Islam”, London, 1932, pp. 379 – “Mirëpo, Islami ka për t’i ofruar kauzës së njerëzimit edhe një shërbim. Fundja, ai qëndron më afër Lindjes së njëmendtë sesa Evropa dhe posedon një traditë të shkëlqyer të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit ndërmjet racave. Asnjë shoqëri tjetër nuk ka arritur sukses më të madh në bashkimin e më shumë racave të ndryshme njerëzore… Islami e ka ende fuqinë e pajtimit të elementeve, në dukje të papajtueshme, racore dhe të traditës.”

Gjithashtu për Islamin flasin edhe CANNON TAYLOR, SAROJINI NADIU, G.B. SHAW, A.J. TOYNBEE, EDWARD MONTET, e shumë të tjerë.

Edhe deklaratat për Kur’anin dhe për natyrën specifike të tij, si: ruajtja e tekstit origjinal të tij, stili, metoda, përmbajtja dhe ndikimi i tij në natyrën e brendshme të njeriut. Ne dimë se ç’ndjenja ngjall ky libër për ata që e lexojnë në gjuhën e pastër dhe të qartë arabe, si i zëvendëson idetë dhe mendimet, si ndryshon ndjenjat shpirtërore duke shkaktuar dridhje në emocionet e njeriut dhe sikur i thotë lexuesit dhe dëgjuesit me zë të heshtur se unë nuk jam libër si librat e tjerë, nuk jam vepër si veprat e tjera, nuk jam….
Pjesa dërrmuese e orientalistëve janë të një mendimi se teksti i Kur’anit dallon nga të gjithë tekstet e librave të shpallura fetare. Kur’ani është i ruajtur nga çdo e metë, i pandryshuar; atë nuk e ka prekur dorë e huaj, nuk është shtuar as hequr asgjë nga teksti origjinal i tij. Mbeti i njëjtë gjatë gjithë historisë, siç ishte shpallur Muhammedit a.s., i shkruar në letër, i ruajtur në zemrat e njerëzve fjalë për fjalë, verset për verset dhe kaptinë për kaptinë. Që nga momentet e para të zbritjes së Kur’anit, Muhammedi a.s. me gjithë shokët e tij e lexonin atë, e nxinin përmendsh dhe e shkruanin me pendë. Pra, qysh në fillim Kur’ani dallohet për dy elemente të shëndosha që nuk i shquajnë librat e tjerë. Këto elemente bënë që ai përfundimisht të tubohej me një saktësi dhe besnikëri të lartë dhe të mbetej i saktë, gjeneratë pas gjenerate deri në ditët e sotme.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »


Libri që do të zhduke përgjithmonë krishtërimin

Maj 25, 2012

Një tekst fetar i shkruar në një libër prej lëkure, i cili daton në shekullin e V, por është zbuluar vetëm 12 vjet më parë, do të shkaktojë zhdukjen e krishtërimit nga faqja e planetit, pretendon Irani. 

Libri i gjetur ne renojat antike te Persise ne Iranin e sotem, i shkruar mbi një lëkurë të përpunuar kafshe, tregon se Jesusi nuk u kryqëzua kurrë dhe se ai me fjalët e tij parashikoi ardhjen e Profetit Muhamed në tokë.

Është pikërisht edhe kjo pika kryesore e mosperputhjes midis islamit dhe krishtërimit. Për këta të fundit, Jesusi është “biri i vetëm i perëndisë” dhe i dërguari i fundit i Zotit në Tokë.

Për muslimanët, Krishti, ose Isai, është një ndër pesë profetët më të rëndësishëm dhe i fundit i dërguar ka qenë Profeti Muhamed, i cili solli edhe Kuranin, që mbetet i pandryshuar deri në ditët e sotme.

Sipas shtypit iranian, libri hedh poshtë pretendimet e të krishterëve, që nuk e njohin Muhamedin dhe tregon përfundimisht, me fjalë të shenjta dhe jo argumente njerëzore, se është islami feja që të gjithë duhet të ndjekin.

I shkruar në sirianik, një dialekt i aramikes, Ungjilli i Barnabës parashikon deri ardhjen e Profetit në Tokë, ndonëse diçka e tillë ndodhi rreth 150-200 vjet më pas (Profeti Muhamed lindi në 570 pas Lindjes së Krishtit dhe ndërroi jetë në 632).

Aktualisht, libri i çmuar është dërguar për studim në Turqi, ku është arritur në përfundimin se ai mund të jetë shkruar nga dora e vetë Barnabës, një pasardhës i Krishtit.


Në Rrugën e Qumështit mund të ketë miliarda Super Tokë

Prill 5, 2012

Në 40% të orbitave të yjeve të kuqërremtë xhuxhë në Rrugën e Qumështit, është gjetur nga një planet i njohur me emrin Super Tokë.Figurë

Astronautët evropianë kanë bërë studime rreth ekzistencës së planetëve të përshtatshëm për jetesë dhe në bazë të këtyre studimeve ato mendojnë se vetëm në galaktikën e Rrugës së Qumështit ndodhen dhjetëra miliarda planetë të ngjashëm me Tokën.

Sipas një lajmi të publikuar në faqet astronomike, shkencëtarë të Institutit Astrofizik dhe të Shkencave Planetare në qytetin Grenoble të Zvicrës, theksuan se në 40% të orbitave të yjeve të kuqërremtë xhuxhë në Rrugën e Qumështit, është gjetur nga një planet i njohur me emrin Super Tokë i cili zotëron një zonë të përshtatshme për jetesë.

Shkencëtarët pohojnë se në galaktikën e Rrugës së Qumështit, pjesë e sistemit diellor ndodhen më shumë se 160 miliard yje xhuxhë. Lidhur me këtë fakt ato arrijnë në përfundimin se në këtë galaktike ekzistojnë shumë planetë me kushte të përshtatshme për jetesë.

Është hera e parë që shkencëtarë të kësaj fushe përpiqen të parashikojnë numrin e 10 herë më shumë planetëve me masë të njëjtë me Tokën.

Nëse bëjmë një krahasim mes xhuxhëve të kuq dhe Diellit, ato janë më të dobët dhe të ftohtë dhe 80 % e yjeve në rrugën e qumështit përbëhet nga këta yje. Bofils dhe ekipi i tij kanë analizuar 102 prej këtyre yjeve duke përdorur teleskopin vëzhgues të Evropës Jugore në Kili.

Xhuxhët e kuq janë më të ftohtë sesa Dielli prandaj edhe planeti ku gjendet uji, i cili ndodhet më afër yllit, duhet të jetë në një distancë më të afërt se ç’ndodhet Toka me Diellin. Ky fakt rrit dhe mundësinë e ekspozimit ndaj rrezeve të dëmshme X dhe radiacionit violet.

Duke analizuar planetët e ngjashëm me Tokën që kalojnë para yjeve xhuxhë, shkencëtarët po përpiqen të marrin informacion rreth atmosferave të tyre.


Pamje magjepsëse të Tokës nga hapësira.

Nëntor 17, 2011

Astronautët e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, i cili lëviz në orbitën 350 km larg sipërfaqes së Tokës, arritën të pasqyrojnë fotografitë më të qarta të Tokës të bëra deri tani.

Fotografitë e publikuara nga Zyra Hapësinore Amerikane, NASA , janë bërë me ndihmën e kamerave të veçanta të pajisura me një teknologji të ulët drite nga ana e astronautëve gjatë udhëtimit të bërë në mes muajve Gusht dhe Tetor.

Fotografitë janë shndërruar në një videoklip nga ana e laboratorit të analizave dhe pamjes shkencore të NASA-s, në kuadrin e ekperimenteve vëzhguese të Tokës.

Në fotot e publikuara të magjepsin dritat shumëngjyrëshe të qyteteve, retë, shkreptimat e vetëtimave dhe aurorat mahnitëse me ngjyrë jeshile dhe bojë qielli. Po ashtu, dallohen qartë sipërfaqet e pamata të oqeaneve dhe shkretëtirave.

 

 


Mrekullitë shkencore në therjen e Kurbanit sipas mënyrës Islame!?

Nëntor 4, 2011

Pyetje: Dr John … Nëse prehen venat e gjakut ne pjesën e përparshme të qafës, çfarë ndodh me këtë kafshë??

Mjeku: Ajo çfarë ndodh ne aspektin shkencor kur një kafshe apo njeriu, i prehën venat në pjesën e përparme te qafës, është se këto organizma te gjalla e humbin menjëherë vetëdijen…

Pastaj Mjeku jep një shembull: nëse e varim dikend ,apo e bëjmë një presion te lehte ne pjesën e përparme te qafës tij,ai person shume shpejte do te trullosej dhe do ta humbte përqendrimin, kjo është për shkak te vështirësisë se qasjes së gjakut në tru, dhe në qoftë se periudha e presionit në qafë zgjate atëherë do ta humbte ndjesinë dhe do ti binte te fikët.

Pyetja: atëherë pra … Prerja e venave te gjakut në pjesën e përparme të qafës te kafshës se therur dhe qitja e gjakut nga trupi i kafshës se therur,e humbe vetëdijen? Mjeku Po … Natyrisht!

Pyetje: a ndien ndonjë dhimbje kafsha pasi theret ne qafe?

Mjeku: Natyrisht se jo,se kafsha e ka vetëdijen e humbur plotësisht.

Pyetje: Atëherë pse kafsha i bene ato lëvizje pas therjes,duket sikur ka dhimbje?

Mjeku: Kjo behet atëherë kur i prejmë venat ne pjesën e përparme te qafës pa i thyer asaj eshtrat e qafës sikur qe ndodhe ne ritin e therjes islame,furnizimi i trurit me gjak ndërpritet, por truri ende është gjalle,e sistemi nervor qe gjendet prapa qafës vazhdon te jete i lidhur me te gjitha gjymtyrët tjera te trupit…sistemi nervor i dërgon mesazhe zemrës, muskujve dhe organeve te brendshme te trupit te kafshës qe te dërgojnë gjake ne tru…këto organe i përgjigjen kësaj kërkese dhe fillojnë te dërgojnë gjake ne zemër, e zemra e shtynë larte për tek truri, por gjaku ne vende se te shkoj ne tru, derdhet jashtë trupit te kafshës për shkak te prerjes se venave te gjakut gjate therjes. Ne ketë mënyre vazhdon sistemi nervor ti dërgon mesazhe zemrës, deri sa te pastrohet trupi i kafshës prej gjakut te mbetur… Ndërsa mendimi i përhapur se kafsha e therur ne ketë mënyre e ndien dhimbjen, ne aspektin e vërtetuar shkencor është mendim plotësisht i gabuar,se sikur qe përmendem me pare, prerja e venave ne qafen e kafshës e bene atë qe ti humbe vetëdijen dhe i humbe ndjenjat plotësisht…
Pyetje: Ne aspektin mjekësor, a është me e dobishme te lihet gjaku ne trupin e kafshës pa u pastruar, apo pastrimi i trupit te kafshës nga gjaku??
Mjeku: Gjaku është prej ambienteve me te pëlleshme për shumimin e baktereve dhe si e tille është shume e dëmshme për trupin e njeriut. Nëse ky gjake mbetet ne mish pas vdekjes se kafshës, atëherë krijohet ambient shume i përshtatshëm për shumim te baktereve.
Pyetje: Çfarë është mendimi juaj për metodat tjera te therjeve te kafshëve, e sidomos për mënyrat e therjes qe përdoren ne shumicën e shteteve evropiane, duke e goditur kafshën ne koke, a pasi ta humbe vetëdijen e therin atë?

Mjeku: Këto mënyra te therjes kane pasoja shume te rrezikshme për shëndetin e njeriut. Kafsha nëse goditet ne koke ne ketë mënyre ngadalë ajo vdes. Kjo vdekje e ngadalshme bene qe te humbet shtresa e brendshme e zorrës trashe e cila bene eliminimin e baktereve . Ne ketë forme përhapet gjaku ne tere trupin e kafshës. Mënyra me e mire për pastrimin e mishit te kafshës nga gjaku dhe bakteret, është derdhja tërësishme e gjakut nga trupi i kafshës.

Falënderojmë Allahun për dhuntinë e madhe – ISLAMIN!

Përktheu: IRFAN SALIHU

Burimi: http://www.alajman.ws/


Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 38 ndjekësve të tjerë