Duhani vret

Disa fakte interesante rreth duhanit.


Përgatiti: Fidan ALIÇKAJ

Pothuajse secili njeri e di se duhani është i dëmshëm për shëndetin e njeriut, madje se qonë edhe në vdekje. Kjo është vërtetuar nga studimet shkencore.

Sipas hulumtimeve të specialistëve, si pasojë e pirjes së duhanit, 80% e atyre që vdesin rreth moshës 45-50 vjeqare shkaku është pirja e duhanit.

- Në 90% të rasteve bllokimi i gjakut në damarë vjen si pasojë e pirjes së duhanit.
– Gratë që pinë duhan plaken 15 vjet më herët në krahasim më ato që nuk pinë duhan.
– Cigarja është armik i vitaminave.
– Rreziku i vdekjes nga duhani është 13 herë më i lartë se sa nga sëmundjet tjera.
– Sëmundjet kronike të zemrës dhe sëmundjet e mushkrive vërehen më shumë tek ata njerëz që përdorin rregullisht duhanin.
– Përqindja e sëmundjes së kancerit në mushkëri, tek ata të cilet pinë duhan, është 15 herë më e madhe se tek ata që nuk pinë duhan.
– Shterpësia (steriliteti) tek gratë që pinë duhan është 10 herë më e lartë se tek ato të cilat nuk pinë.
– Konsumatorët e duhanit janë më të rrezikuar nga çdo sëmundje, ngase imuniteti i tyre është më i zvogëluar.

Çështë pirja pasive e duhanit?

Pirja pasive e duhanit quhet thithja e tymit të duhanit që është përhapur rreth e përqark. Tymi i duhanit përmban 4000 përberës të ndryshëm kimik,shumë nga të cilet janë të dëmshëm për shëndetin e, ndërsa 50 prej tyre e shkaktojnë kancerin.

15% e tymit të një cigareje thithet nga personi që pi duhan ndërsa 85% e tij kalon në ajër.

Një njeri që nuk pin duhan, por që qëndron në një vend të mbyllur ku pihet cigare, për një kohë prej katër orësh merr një sasi nikotine që është barabart më atë që do të merrte nëse do të kishte pirë 10 cigare.

A e dini se?

Nëse e lini duhanin, pas njëzet minutave nga pirja e cigares së fundit e deri pas një viti trupi juaj do të ndjejë një sërë ndryshimesh të dobishme:

1. Pas 20 minutave tensioni i gjakut, rrahjet e zemrës dhe temperature e duareve dhe këmbëve normalizohen.

2. Pas 8 orëve përmbajtja e dioksid karbonit në gjakë zbret në nivelin normal.

3. Pas 24 orëve pakësohet rreziku i krizave të zemrës.

4. Pas 48 orëve përfundimet nervore fillojnë të rriten, permisohet nuhatja dhe aftësia e shijimit.

5. Pas dy javëve deri në tre muaj përmisohet qarkullimi i gjakut, ndërsa aftësitë funksionuese rriten mbi 30%.

6. Pas një viti rreziku i sëmundjes koronare të zemrës pakësohet dy herë.

Tetë këshilla nga specialistët për ta lënë duhanin

1. Besoni në vetveten dhe në suksesin tuaj.

2. Lexoni materiale serioze që t’i mësoni dëmet e cigares.

3. Qëndroni larg mjedisit ku pihet duhani.

4. Pranë vetës mos mbani sende që ju kujtojnë cigaren.

5. Rrini me njerëz të cilët ashtu si ju po përpiqen ta lënë cigaren.

6. Qëndroni larg pijes së kafes dhe të çajit të cilët mund t’ju nxitin për të pirë duhan.

7. Kur t’ju lindë dëshira për të pirë cigare shmangeni këtë ndjenjë duke ngrënë ndonje frut.

8. Mjaft me duhanin! Me duhanin që po pin i dogje mushkerit! Lere atë të shpëtosh.

Çfarë ndryshimesh ndodhin tek ata që braktisin duhanin?

Sipas specialistëve, te përsonat që braktisin duhanin ndodhin këto ndryshime:

1. Shtohet oreksi

2. Gjumi do të jetë i thellë i qetë dhe ata nuk do të vuajnë nga pagjumësia

3. Zvogëlohet rreziku i infeksioneve

4. Pakësohet lodhja

5. Shtohet aftësia dhe fuqia për punë

6. Qetësohet sistemi nervor

7. Merr fund dëmi që i shkakton familjes dhe shoqërisë

8. Pakësohet dëshira pë të konsumuar pije alkoolike

9. Nuk ndjehet erë e keqe nga goja etj.

About these ads

10 Përgjigje te Duhani vret

  1. elvis thotë:

    jam nje djal 18 vjec nga kruja duhanin ka tri vjet qe e kam filuar por eshte e veshtire qe ta le si mund te me rekomandoni si ta le ju lutem si mund ta le

  2. LiburnR thotë:

    Pershendetje Elvis
    Ketu i ke tetë këshilla nga specialistët për ta lënë duhanin:

    1. Besoni në vetveten dhe në suksesin tuaj.

    2. Lexoni materiale serioze që t’i mësoni dëmet e cigares.

    3. Qëndroni larg mjedisit ku pihet duhani.

    4. Pranë vetës mos mbani sende që ju kujtojnë cigaren.

    5. Rrini me njerëz të cilët ashtu si ju po përpiqen ta lënë cigaren.

    6. Qëndroni larg pijes së kafes dhe të çajit të cilët mund t’ju nxitin për të pirë duhan.

    7. Kur t’ju lindë dëshira për të pirë cigare shmangeni këtë ndjenjë duke ngrënë ndonje frut.

    8. Mjaft me duhanin! Me duhanin që po pin i dogje mushkerit! Lere atë të shpëtosh.

  3. elvis thotë:

    ju faliminderit po me shku ne farmaci me blere nje ilac per te lene duhani po pastaj po pive nje duhan te vjen per te vjelle apo jo

  4. melihate thotë:

    une ekam lan pirjen e duhani gati qe nje muaj ,me t e vertet e ndiej veten shum me leht . por kam ndegjuar per uhanin qe eshte demshem por eri s akam msu shum semundje q evijn prej kesaj te deme ekam nerprer repsisht . ju kisha lut te ghitheve qe t nderpresin sa ma ma shpejt qaq ma mire per organizmin e vet . ju perhendes edhe sukses

  5. elda thotë:

    un e kam pir duhanin dhe kam gati nj vit qe e kam len

  6. elda thotë:

    duke u kujdesur te gjith per mua dhe me mbeshtetjen e shoqeris e lash.i falenderoj shum te gjith
    ju dua

  7. besi thotë:

    ishalla e la edhe une prej kti momenti po vendosi

  8. drin krasniqi thotë:

    kurr nuk do ta pi edhe pse jam 12 vjeqare

  9. fuka thotë:

    abe cigarja osh xhoja ma e lezetshet nbot si ti shkatron nervat ta knoc shpejrtin ahhaha

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 37 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: