Shpikjet e rëndësishme që kanë ndryshuar botën e sotme

LONDER- Rreth një vit e gjysmë më parë, historiani Richard Overy publikoi librin “The Times Complete History of the Ëorld” në të cilin listohen 50 datat kryesore të historisë së njerëzimit dhe shpikjet me të rëndësishme të njeriut.
Këto ditë, disa shkenctarë të “British Science Association” kanë nxjerrë një listë shpikjeve që kanë ndryshuar rrënjësisht botën.
Sipas tyre lista komplete e këtyre shpikjeve është kjo:

1. GPS -(Global Positioning System) përdor një sërë satelitësh që ndodhen rreth tokës për të gjetur më precizion, pozicionin e saktë të objekteve që ndodhen mbi tokë.
Sot GPS përdoret më tepër për të stabilizuar lëvizjen e makinave, anijeve dhe avionëve që lëvizin nëpër hapësira të hapura.

2.Walkmani – Në vitin 1979, kompania ‘Sony’ hodhi në treg një lexues muzikor të quajtur”Walkman” i cili ndryshoi shumë sjelljen e njerëzve. Prej kësaj ditë, njerëzit nuk ishin të detyruar të qëndronin në një vend të caktuar për të dëgjuar muzikë në grup. Në vitet 80 ëalkmani arriti një booom të pabesueshëm shitjesh. Pas daljes së CD Playerit dhe më pas të Mp3, praktikisht walkmani u dërgua në pension.

3. Darkat përpara televizorit dhe ushqimet e gatshme- Në këtë rast në vend që të flasësh për shpikje duhet folur për sjellje moderne aspak të shëndetshme. Megjithatë sipas shkencëtarëve, bëhet fjalë për një risi e cila ka revolucionuar mënyrën tonë të të jetuarit.
Ushqimet e gatshme të japin mundësi të kursesh kohë dhe të merresh me gjera të tjera më të pëlqyeshme se sa të gatuash në shtëpi.

4. Playstation- Eshtë një tjetër shpikje e kompanisë ‘Sony’ që ka ndryshuar mënyrën e të argëtuarit.
E shfaqur fillimisht në Japoni në dhjetor të 1994-ës, kjo videolojë u bë shumë shpejt një nga ikonat e viteve 90, aq sa të rinjtë e kësaj periudhe u quajtën “Gjenerata playstation”

5. Rrjetet sociale- nëse të rinjtë e viteve 90 u quajtën “Gjenerata playstation”, këta në ditët e sotme duhet të quhen “Gjenerata Facebook”. Sot miliona persona komunikojnë përmes rrjeteve sociale në internet, duke shkëmbyer mesazhe, foto dhe video.

6. SMS- Jo vetëm kanë detyruar njerëzit ti thonë gjërat në mënyrë të përmbledhur dhe sintetike , por kanë krijuar edhe një fjalor të ri.
SMS-të janë një nga shpikjet, për të cilat zor se njeriu i ditëve të sotme do të hiqte dorë thjeshtë.

7. Kartat e Kreditit- Janë quajtur edhe para elektronike që garantojnë siguri dhe i lejojnë njerëzit të shpenzojnë para në cdo cep të botës.

8. Atletet- Ekzistojnë prej një shekulli, por në 40 vitet e fundit nuk janë vetëm një mjet për të praktikuar sportin, janë edhe një element i rëndësishëm i jetës së përditshme.

About these ads

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 35 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: