Bëhuni shokë me fëmijët tuaj edhe në botën virtuale

Janar 23, 2012


Familjet duhet të bëhen shokë me fëmijët e tyre edhe në botën virtuale e t’i mbikëqyrin vazhdimisht ato.
Fëmijët mund të krijojnë miqësi të papërshtatshme në internet dhe të transmetojnë gjithashtu informacione të papërshtatshme por kjo ndikon negativisht në zhvillimin e tyre. Për të eliminuar apo parandaluar rrezikun e ndikimit negativ, prindërit duhet të zënë miqësi me fëmijët e tyre në botën virtuale dhe t’i kontrollojnë vazhdimisht.

Një nga kërkesat themelore dhe më të rëndësishme të shoqërisë së sotme është “përdorimi i drejtë dhe produktiv i informacionit”.

Zhvillimet në rrjetet sociale sjellin me vete dhe shqetësimin e sigurisë dhe të fshehtësisë. Tek përdoruesit e mediave sociale ekziston gjithnjë rreziku i hapjes së një faqeje në emrin tënd, i përdorimit të informacionit për qëllime fitimprurëse dhe krijimit të shoqërive të papërshtatshme të fëmijëve. Këta shqetësime sa vijnë e shtohen me kalimin e kohës.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »


20 pamje të mrekullueshme nga bota (foto)

Dhjetor 28, 2011

Sa herë ndjeni nevojën për të udhëtuar, qoftë edhe me fantazinë tuaj në destinacione të largëta…

Fotografitë e mëposhtme na paraqesin vende të mrekullueshme, ku natyra dhe njeriu bashkëpunojnë në harmoni të plotë…

Në këto vende mbizotëron paqja, harmonia, ngjyrat, qetësia…

Ndaj, nëse doni të shkëputeni disi nga rutina e ditës, hidhini një sy fotografive të mëposhtme, të cilat janë vërtet çlodhëse. Dhe aq më tepër, nuk janë produkt i photoshop, por destinacionte që ekzistojnë vërtet në botë, të krijuara nga Zoti.

 

Wineglass Bay – Freycinet National Park, Tazmani, Australi

 

Benteng Chittorgarh, Indi

 

Capilano Suspension Bridge – Vancouver, British Columbia

 

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »


17 vjeçarja zbulon ilaçin që vret kancerin

Dhjetor 15, 2011

Angela Zhang quhet e reja e cila ia doli të zhvillojë nano grimcat që mund të futen në organizëm dhe të cilat pastaj shkatërrojnë qelizat e kancerit. Për këtë zbulim ajo fitoi shpërblimin prej 100 000 dollarësh në garën e organizuar nga kompania gjermane Siemens. Gjermanja e re ia doli të prodhojë nano grimca që mund të dërgohen direkt në tumor me ndihmën e ilaçit salnomicin. Kur arrijnë në vendin e duhur, nano grimcat shkatërrojnë qelizat amë të kancerit, duke pamundësuar shumëzimin e qelizave të sëmura. Mirëpo, ajo shkoi edhe një hap më tutje dhe në këto nano grimca futi elemente të arit dhe hekurit, që mundësojnë kontroll më të lehtë dhe joinvaziv të tumorit me ndihmën e CT skanerit dhe fotoakustikës. Ajo deklaroi se për zhvillimin e këtij projekti vendosi pasi kuptoi se cila është shkalla e vdekshmërisë te pacientët e trajtuar me ilaçe të ndryshme. Qelizat amë të kancerit janë rezistuese ndaj shumë formave të ndryshme të mjekimit, kështu që ajo vendosi të fokusohet në zgjidhjen e këtij problemi. Angela ka vetëm 17 vjet, kurse gjatë vitit 2009 ajo i ka kaluar mbi 1 000 orë në laborator duke zhvilluar nano grimcat. Dëshirë e madhe e saj është që një ditë të bëhet profesoreshë hulumtuese.


Rekord i ri në shpejtësi të bartjes së të dhënave – 186 GB/sec

Dhjetor 15, 2011

Shkenctarët kanë shenuar një shpejtësi rekord të bartjes së të dhënave prej 186 GB për sekondë, duke hapur rrugë për formimin e rrjetit me shpejtësi standard prej 100 GB/sec.

Ky rekord i ri është i barabartë me 1000 DVD disqe në një sekondë apo 100.000 blu-ray disqe për një ditë.

Gjatë testit, të dhënat janë shkëmbyer ndërmjet Universiteti Victoria nga Kolumbia dhe qendra shtetërore në Washington për koncencione në Seattle, që janë larg njëra tjetrës 212 kilometra.

Hulumtuesit në të dy anët kanë arritur shpejtësin prej 186 GB për sekondë, duke thyer rekordin prej 119 GB për sekondë të vitit 2009. Rrjeti është vendosur nga kompania KANARIE.


Pamje magjepsëse të Tokës nga hapësira.

Nëntor 17, 2011

Astronautët e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, i cili lëviz në orbitën 350 km larg sipërfaqes së Tokës, arritën të pasqyrojnë fotografitë më të qarta të Tokës të bëra deri tani.

Fotografitë e publikuara nga Zyra Hapësinore Amerikane, NASA , janë bërë me ndihmën e kamerave të veçanta të pajisura me një teknologji të ulët drite nga ana e astronautëve gjatë udhëtimit të bërë në mes muajve Gusht dhe Tetor.

Fotografitë janë shndërruar në një videoklip nga ana e laboratorit të analizave dhe pamjes shkencore të NASA-s, në kuadrin e ekperimenteve vëzhguese të Tokës.

Në fotot e publikuara të magjepsin dritat shumëngjyrëshe të qyteteve, retë, shkreptimat e vetëtimave dhe aurorat mahnitëse me ngjyrë jeshile dhe bojë qielli. Po ashtu, dallohen qartë sipërfaqet e pamata të oqeaneve dhe shkretëtirave.

 

 


Buzëqeshja e bajramit :)

Nëntor 6, 2011
Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë atyre që i përmbahen të mesmes së artë, as nuk e ekzagjerojnë dhe as nuk e lënë pas dore.
Nga Aid El Karni

Buzëqeshjen e këtij Bajrami, ia dhurojmë të gjithë atyre zemërmirëve dhe zemërgjerëve, të cilët falin, tolerojnë dhe i mëshirojnë robërit e Zotit.

Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë atyre që qeverisin me drejtësi dhe gjykojnë me urtësi.

Buzëqeshjen e Bajramit ua dhurojmë atyre që kanë vullnet të çeliktë, vendosmëri të paepur dhe atyre që u besojnë vlerave të larta. Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë çdo zyrtari që i frikësohet Zotit, i druhet gjynahut dhe përsos punën e tij.

Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë çdo të dituri që harmonizon mes fjalëve dhe veprave dhe që është model me moralet e tij të larta. Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë çdo shkrimtari që ka penë dinjitoze, larg banalitetit dhe ka ndërgjegje të zgjuar.

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë çdo mësuesi që jep kontribut për mirë edukimin e brezit të ri dhe kultivimin e vlerave tek fëmijët. Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë çdo doktori, dashamirës për të sëmurin dhe i dhembshur me shëndetligun.

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë çdo ushtari që e kalon natën zgjuar për të ruajtur qetësinë e njerëzve, pasuritë dhe jetët e tyre.

Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë çdo bujku që punon tokën e tij, për të nxjerrë perimet dhe frutat e dobishëm.

Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë të gjithë atyre vëllezërve të sëmurë, që kanë zënë shtratin, të cilët i urojmë: Zoti u shëroftë dhe bashkë me shëndetin, u dhashtë dhe sevapin!

Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë të gjithë atyre invalidëve, të cilëve u themi: Ju jeni zemrat tona që ecni mbi tokë, ju jeni shpirtrat tanë që fluturojnë në qiell. Me gjithë zemër ju urojmë shëndet dhe jetë të lumtur! Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë prindërve, për të cilët lutemi: O Zot! Mëshiroji ashtu siç u kujdesën për ne kur ishim të vegjël!

Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë të vobektëve, fukarenjve, të provuarve dhe të keqtrajtuarve në çdo cep të botës, të cilëve u themi: Paqja qoftë me ju! Duroni, pasi dielli së shpejti do të lindë! E nesërmja e ndritur do të vijë padyshim!

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë kujtdo që ka kontribuar në zhvillimin e jetës, me mundin, djersët, idetë, dijet, penën, urtësinë, poezitë apo ambiciet.

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë kujtdo që na ka bërë një të mirë në çfarë do forme.

Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë kujtdo tjetër që është sjellë keq me ne, na ka hyrë në hak, na ka ofenduar, na ka përgojuar dhe ka menduar keq për ne. Këtyre, ne u themi: Zoti u faltë!

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë atyre që janë në kërkim të së vërtetës dhe interesohen për të. Atyre u themi: Bravo u qoftë, pasi jeni në kërkim të udhës së drejtë.

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë fëmijëve, të cilëve u themi: Mirësevjen brezi i ardhshëm, burrat e së nesërmes, sythat e jetës dhe zogjtë e parajsës.

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë të gjithë myslimanëve dhe besimtarëve, të cilat i qëndrojnë besës, duke besuar Allahun si Zotin e tyre, Muhamedin si profet dhe Islamin si fenë e tyre.

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë atyre që i përmbahen të mesmes së artë, as nuk e ekzagjerojnë dhe as nuk e lënë pas dore.

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë të gjithë vëllezërve në humanizëm, të cilët e duan paqen, heqin dorë nga dhuna dhe agresioni dhe kontribuojnë për sigurinë. Këtyre ne u themi: Ju jeni partnerët tanë në kompaninë e jetës, karvanin e kësaj bote, institucionin e zhvillimit dhe novatorizmit./AO/


Mrekullitë shkencore në therjen e Kurbanit sipas mënyrës Islame!?

Nëntor 4, 2011

Pyetje: Dr John … Nëse prehen venat e gjakut ne pjesën e përparshme të qafës, çfarë ndodh me këtë kafshë??

Mjeku: Ajo çfarë ndodh ne aspektin shkencor kur një kafshe apo njeriu, i prehën venat në pjesën e përparme te qafës, është se këto organizma te gjalla e humbin menjëherë vetëdijen…

Pastaj Mjeku jep një shembull: nëse e varim dikend ,apo e bëjmë një presion te lehte ne pjesën e përparme te qafës tij,ai person shume shpejte do te trullosej dhe do ta humbte përqendrimin, kjo është për shkak te vështirësisë se qasjes së gjakut në tru, dhe në qoftë se periudha e presionit në qafë zgjate atëherë do ta humbte ndjesinë dhe do ti binte te fikët.

Pyetja: atëherë pra … Prerja e venave te gjakut në pjesën e përparme të qafës te kafshës se therur dhe qitja e gjakut nga trupi i kafshës se therur,e humbe vetëdijen? Mjeku Po … Natyrisht!

Pyetje: a ndien ndonjë dhimbje kafsha pasi theret ne qafe?

Mjeku: Natyrisht se jo,se kafsha e ka vetëdijen e humbur plotësisht.

Pyetje: Atëherë pse kafsha i bene ato lëvizje pas therjes,duket sikur ka dhimbje?

Mjeku: Kjo behet atëherë kur i prejmë venat ne pjesën e përparme te qafës pa i thyer asaj eshtrat e qafës sikur qe ndodhe ne ritin e therjes islame,furnizimi i trurit me gjak ndërpritet, por truri ende është gjalle,e sistemi nervor qe gjendet prapa qafës vazhdon te jete i lidhur me te gjitha gjymtyrët tjera te trupit…sistemi nervor i dërgon mesazhe zemrës, muskujve dhe organeve te brendshme te trupit te kafshës qe te dërgojnë gjake ne tru…këto organe i përgjigjen kësaj kërkese dhe fillojnë te dërgojnë gjake ne zemër, e zemra e shtynë larte për tek truri, por gjaku ne vende se te shkoj ne tru, derdhet jashtë trupit te kafshës për shkak te prerjes se venave te gjakut gjate therjes. Ne ketë mënyre vazhdon sistemi nervor ti dërgon mesazhe zemrës, deri sa te pastrohet trupi i kafshës prej gjakut te mbetur… Ndërsa mendimi i përhapur se kafsha e therur ne ketë mënyre e ndien dhimbjen, ne aspektin e vërtetuar shkencor është mendim plotësisht i gabuar,se sikur qe përmendem me pare, prerja e venave ne qafen e kafshës e bene atë qe ti humbe vetëdijen dhe i humbe ndjenjat plotësisht…
Pyetje: Ne aspektin mjekësor, a është me e dobishme te lihet gjaku ne trupin e kafshës pa u pastruar, apo pastrimi i trupit te kafshës nga gjaku??
Mjeku: Gjaku është prej ambienteve me te pëlleshme për shumimin e baktereve dhe si e tille është shume e dëmshme për trupin e njeriut. Nëse ky gjake mbetet ne mish pas vdekjes se kafshës, atëherë krijohet ambient shume i përshtatshëm për shumim te baktereve.
Pyetje: Çfarë është mendimi juaj për metodat tjera te therjeve te kafshëve, e sidomos për mënyrat e therjes qe përdoren ne shumicën e shteteve evropiane, duke e goditur kafshën ne koke, a pasi ta humbe vetëdijen e therin atë?

Mjeku: Këto mënyra te therjes kane pasoja shume te rrezikshme për shëndetin e njeriut. Kafsha nëse goditet ne koke ne ketë mënyre ngadalë ajo vdes. Kjo vdekje e ngadalshme bene qe te humbet shtresa e brendshme e zorrës trashe e cila bene eliminimin e baktereve . Ne ketë forme përhapet gjaku ne tere trupin e kafshës. Mënyra me e mire për pastrimin e mishit te kafshës nga gjaku dhe bakteret, është derdhja tërësishme e gjakut nga trupi i kafshës.

Falënderojmë Allahun për dhuntinë e madhe – ISLAMIN!

Përktheu: IRFAN SALIHU

Burimi: http://www.alajman.ws/


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.